osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës vlerëson protestën dhe bën disa paralajmërime

Bilushi i Metës vlerëson protestën dhe bën disa paralajmërime

Pas protestës së suksesshme para Kryeministrisë, Bilushi i Metës njoftoi se presidenti do të ndajë disa dekorata për figurat që mbështetën protestën dhe do të ridimensionojë rolin historikë të kësaj proteste.

Së pari, presidenti kërkon të ndëshkohet Edi Rama, dhe Sandër Lleshaj, se kanë pasur ndërmend t’i thonë viktimës “kokëpalarë”.

Ata nuk e kanë thënë, por nga burime afër presidentit, që i referohen zeni.net, janë përgjuar biseda nga SHBA me zyrën e Lleshajt, ku është përmendur termi “kokëpalarë’.

Presidenti Ilir Meta deklaron se kushdo që kërkon të vendosë paralele mes kësaj vrasje dhe atyre kokëpalarëve të 21 janarit, do të marrë ndëshikim popullor.

Kjo është një vrasje e urdhëruar nga Edi Rama, kurse më 21 janar ata kokëpalarët i vrau një gardist, se u tremb nga gurët që qëllonin protestuesit.

Për këtë arsye presidenti Meta kërkon ndëshkimin e Edi Ramës dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt, përse kanë kërkuar ta quajnë viktimën “kokëpalarë”.

Së dyti, presidenti ka informacione të sigurta, se zonja Elisa Spiropali ka thënë ata që dogjën pemën, duhet t’i varim për gjuhe tek pema e vitit të ri që do ringrejmë.

Ky është një skandal i padëgjuar.

Si mund t’i dhimbset kësaj zonje pema e vitit të ri, para protestës së të rinjve.

Analogjia që ajo kërkon të bëjë me deklaratën e dikurshme të Mesila Dodës, që u tha protestuesve kokëpalarë të 21 janarit, se ju duheshit varur tek palma para Kryeministrisë që mori flakë, është e pavend.

Më 21 janar, protestuesit dirigjoheshin nga Edi Rama dhe një grup kriminelësh, kurse këta sot drejtohen nga një artist si Stresi, që nuk ka lidhje me krimin, drogën dhe shantazhet.

Ndaj çdo analogji është një krim që duhet ndëshkuar.

Së treti, presidenti ka zbardhur skemën se si Top Channel ka montuar skenën e hedhjes së pistoletës së të riut në një rrugicë ku u gjet i vrarë.

Ky është një akt i dënueshëm. Prokuroria duhet të hetojë me urgjencë këtë mjet të gjetur, nëse ka shenja të gishtave të viktimës dhe nëse ka lidhje me të.

Analogjia që duan të bëjnë me 21 janarin, kur TV Klani zbuloi se ai plaku me çadër kishte qëlluar dhe kishte vrarë protestuesit para Kryeministrisë, nuk qëndron.

Skena e plakut ishte e besueshme, pasi këta pleqtë përgjithësisht janë sigurimsa të vjetër.

Këtu bëhet fjalë për një proteste çunash.

Për këto arsye presidenit mendon se ky është një krim i rëndë politik, i ideuar nga Edi Rama me qëllim që të trembë rininë e LSI para zgjedhjeve. Por nuk do t’ia dalë.