osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bir Hashim i nënës, kë të qaj më parë?

Bir Hashim i nënës, kë të qaj më parë?

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1./ Zëri i spikeres së lajmeve të BBC mund ta plaste ekranin e sheshtë të televizorit tim:

-Në Brazil çdo një minutë vdes një person nga virusi…

Pas Amerikës Latine lajmet vazhdonin llahtarisht me viktima në çdo kontinent dhe numuri rritej e rritet çdo ditë. Një pjesë e Botës po vdes pandalshmërisht që nga marsi i këtij viti dhe mes tollovisë ndërkombëtare një prokuror special amerikan hoqi maskën, hapi gojën dhe bërtiti:

-Arrestoni presidentin e Kosovës se ka vrarë 100 qytetarë të pafajshën gjatë vitit 1999.
Në mënxyrën e pandemisë ku nuk ka as vend për varre, dikush po i hap një varr Kosovës dhe Hashim Thaçi e di mirë…

2./ Sa bajate dhe e pështirë që duket. 21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, drejtësia ndërkombëtare nuk po gjen dot kush ka vrarë 100 të pafajshëm. Kanë pasur kohë, infrastrukturë, buxhet, dëshmitarë pa fund dhe 21 vjet rresht nuk kanë bërë asgjë, ata kujtohen sa herë Kosova ka ndonjë hall delikat dhe ua tundin litarin e kërcënimit politikanëve folklorikë daradanë pa din, pa iman, pa bosht, pa kauzë, pa filozofi, pa strategji afatgjatë.

Lufta kosovare nisi para dy dekadash me Hashimin, Kadriun, Ramushin dhe po ata janë ende edhe në opozitë e në pushtet. Ata janë dhe mbeten kryeministra, presidentë, kryeparlamentarë, ministra, deputetë që herë flirtojnë me Gjermaninë, pastaj pallohen me Turqinë, martohen me Amerikën, tradhëtojnë Bashkimin Evropian, puthen me vendet islamike, flenë fshehurazi me vendet armike.

21 vjet që lajkatuan e u treguan të pabesë me aleatët vetëm e vetëm të mbeten përjetësisht në pushtet duke abuzuar me lirinë dhe ekonominë e Kosovës. Dhe ndërkombëtarët që janë mësuar të sfidojnë fuqi botërore e bërthamore, të zhgënjyer miliona herë nga batakçinjtë liliputë kosovarë, fillojnë i kërcënojnë tallshëm me burgun e Hagës.

Pa më thoni miq, kujt i hyn në punë liria e Hashimit apo e Ramushit? Arrestimi i tyre do trondisë bursat dhe tregjet financiare, do ngrejë çmimin e naftës, do prishë ekuilbrat delikate amerikano- aziatike apo do çojë në protestë opinionin botëror?

Mos u mërzisni e mos u trishtoni kur prangat e Hagës ua tundin para fytyrës politikanëve kosovarë. Të shkojnë atje të përballen me drejtësinë dhe kur pafajësinë ta fitojnë, të kthehen në Kosovë si pensionistë e veteranë të nderuar për tu lenë rradhën gjeneratave të reja pa mëkate.

Ndërkohë në Tiranë, në kryeqytetin e ëndrrave kuqezi batakçinjtë sivëllezër të politikanëve kosovarë kanë 30 vjet që nuk bëjnë dot një kod të ri zgjedhor.

3./ 21 vjet me Kosovën dhe 30 vjet me Shqipërinë, ndërkombëtarët kanë 51 vite që po u plaset buza me pengmarrësit tanë. 51 vite me vjedhje, vrasje, dallavere dhe stanjacione progresi prej hashimësh, berishësh, ramushësh, metësh, ramësh…

Duhet burg i ri dhe më i madh në Hagë, nuk i nxë dot gjithë këta mysybetët tanë këtej dhe andej kufirit!