osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Biznesmeni durrsak ishte fejuar me italianen e njohur! Reagimi pas aksidentit tragjik: Doja të vdisja edhe unë! (Foto)

Biznesmeni durrsak ishte fejuar me italianen e njohur! Reagimi pas aksidentit tragjik: Doja të vdisja edhe unë! (Foto)

Një biznesmen shqiptar, me origjinë nga Durrësi, humbi jetën në një aksident në Itali. Viktima quhet Lorenc Beqari dhe ishte 45 vjeç.

Sipas medieve italiane, ai humbi jetën të shtunën teksa po shkonte për të takuar të fejuarën e tij.

Makina e tij kishte dalë nga rruga dhe ekziston dyshimi se shkak për aksidentit mund të jetë bërë një sëmundje e papritur e tij.

Biznesmeni ishte i fiksuar me makinën e tij Alfa Romeo, me të cilën humbi jetën.

Sipërmarrësi nga Durrësi ishte i fejuar me një personazh të njohur të TV në Itali. Bëhet fjalë për Sandra Tampieri.

Ajo ka postuar një mesazh prekës pas vdekjes së biznesmenit.

“Sot për mua është një ditë në të cilën do të doja të vdisja, sepse i dashuri im humbi jetën në një aksident me makinë teksa po vinte në Forli.

Ai kishte një orë që nuk po më përgjigjej në telefon, gjë që e bënte gjithmonë. Hipa në makinë dhe shkova në Ravegnana.

Policia kishte bllokuar rrugën dhe unë kisha një ndjenjë të tmerrshme. Lorencino im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që doja mbi veten time.

Ishte një dashuri e fortë, edhe ai më donte dhe donte të jetonte pjesën tjetër të jetës me mua. Kur dëgjova lajmin, më dërguan në spital dhe sot në mëngjes shkova te prindërit e tij sepse për mua mbeten familja ime e vërtetë.

Edhe djali im po qan sepse ai e donte dhe mendonte se ishte njeriu i duhur për mua. Nuk e di nëse do ia dal miq, qëndroni pranë meje, do të doja të vdisja edhe unë”, shkruan ajo.

Për mediat italiane ka reaguar edhe vëllai i vogël i Lorencit, Orges Beqari.

“Më mungon shumë, tani pushofsh në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë,” shprehet ai.

“Ne mbërritëm në Ravenna 30 vjet më parë, në vitin ‘91, me një varkë që u nis nga Shqipëria, nuk dua ta kujtoj,” thotë Orgesi i prekur.

“Ai ishte më i miri nga të gjithë, një njeri i mirë. Tani do fillonte një punë të re. Më parë ka punuar me vëllanë tim, Gentianin që ka një firmë dhe bënte punë të ndryshme, deri edhe bojaxhi shtëpish.

Tani duhej të fillonte të drejtonte furgonat para dhe pas transporteve të jashtëzakonshme, ishte i lumtur.

Edhe e dashura e tij, Sandra. Djali i saj erdhi të më takojë sot, tha se mami nuk është mirë. Kur dëgjoi lajmin, u sëmur”.

Orgesi kujton herën e fundit që pa vëllain e tij: “Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra në Forli. Ishte me prindërit e mi dhe po luante me nipin. Të gjithëve do na mungojë shumë”