osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Blatter, Platini, Villar: Skandalet e korrupsionit në futbollin botëror dhe shembulli “Duka”

Blatter, Platini, Villar: Skandalet e korrupsionit në futbollin botëror dhe shembulli “Duka”

Futbolli është pasqyra ku shumë sportistë dhe drejtues të lartë të këtij sporti aq shumë të dashur për të gjithë synojnë të nxjerrin reflektimin më të mirë të imazhit të tyre.

Por, abuzimi me prestigjin, famën, pasurinë dhe përkrahjen e parevokueshme nuk kanë mbetur pa u zbuluar dhe përballja me realitetin shkatërron gjithçka. Sporti më popullor në botë është gjithmonë pronë e pushtetit, interesave të fuqishme dhe manipulimeve.

Por, çfarë skandalesh kanë ndodhur në mbarë botën, ku të përfshirë kanë qenë jo vetëm futbollistë, por edhe drejtues të organeve më të larta të qeverisë së futbollit, të cilat kanë tronditur perceptimin e njerëzve mbi sportin më popullor e më të dashur të të gjitha kohërave?

Skandali Blatter-Platini

Në vitin 2015 ndodhi skandali më i madh i futbollit botëror, kur Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-s, Michel Platini u akuzuan se kishin favorizuar në votime kundrejt ryshfeteve për fitoren e shortit të organizimit të dy Botëroreve Rusisë dhe Katarit.

Sikurse pretendohej atëherë në raportin e DEA-s amerikane, Blatter kishte fshehur rastin në të cilin kompania për marketing sporti ISL u ka paguar 100 milionë dollarë ish-krerëve të FIFA-s, mes të cilave gjendet Joao Havelange dhe Ricardo Teixeira që si kthim t’i sigurojë të drejtat e marketingut dhe televizive të ndeshjeve gjatë viteve 90-të.

Blatter hodhi poshtë asokohe informacionet se ka qenë në dijeni për këto transaksione dhe se ka marrë pjesë në to.Blatter së bashku me njeriun e parë të Asociacionit Evropian të Futbollit (UEFA) Michel Platini, u pezulluan nga FIFA në afat 90-ditor, por ata dhanë të dy dorëheqjen menjëherë pasi DEA zbuloi një listë të gjatë me emra të përfshirë në këtë skandal.

Arrestimi i Villar në Madrid

Për të ardhur më pas në vitin 2017, kur Angel Maria Villar, Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit u arrestua në Madrid gjatë një operacioni antikorrupsion. Akuzat që rendonin mbi të ishin ato të ‘shpërdorimit të fondeve’ si dhe ‘falsifikim dokumentesh’ që lidhen me organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Në pranga po atë ditë përfunduan një grup prej 10 personash, përfshi Gorkan, djalin e Presidentit Villar njëherazi ish-drejtor i përgjithshëm i Conmebol, si dhe Juan Padrón, zëvendës presidenti për çështjet financiare ne Federatën Spanjolle. Pozicioni i tij ishte tepër delikat në hetimet e atëhershme, pasi ai ishte një element mjaft i rëndësishëm ne themelet e futbollit botëror. Prej vitit 1992 ai ka qenë zëvendës presidenti i UEFA-s dhe nga viti 2000 zëvendës presidenti i FIFA-s. Villar gjithashtu ka mbajtur edhe postin e Presidentit të përkohshëm të UEFA-s në kohën kur zhvilloheshin hetimet rreth Michel Platini.

Përfshirja e Infantinos në aferën e Man.City dhe PSG

Më pas, në vitin 2018, një tjetër skandal shpërtheu pas publikimeve të raporteve më të fundit të “Football Leaks”. Sipas këtyre raporteve skuadra e Mançester Sitit dhe ajo e Paris Saint Germain kishin përdorur metoda për të evituar sanksionet nga “Fair Play Financiar”.

Por nuk ishte vetëm kjo e gjitha, pasi në listën e skandalit ishin edhe disa zyrtarë të lidhur më këtë çështje. Bëhej fjalë për Xhani Infantinon, i cili erdhi si shpresa e vetme që do të pastronte qeverinë europiane të futbollit, por bazuar në informacionet më të fundit që rrodhën nga këto raporte, ai po bënte krejt të kundërtën.

Prestigjiozja gjermane, “Der Spiegel”, shkruante asokohe se Xhani Infantino, në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s, kishte bërë marrëveshje me dy klubet e përmendura më sipër për të shmangur ndëshkimet nga “Fair Play Financiar”.

Por, si e arriti Infantino këtë? Me ndihmën e Mishel Platini, të cilët dolën kundër Trupës së Kontrollit Financiar duke e arritur me sukses. Por, kjo nuk ngel vetëm në këto dy emra, pasi do të ishte e përditshmja francize, “Get French Foorball”, që bënte me dije se, në këto raporte nuk përmendej vetëm Infantino dhe Platini, por së bashku me të edhe ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.

Ky i fundit ka pasur rol në blerjen e PSG-së, pasi ka qenë ai që i ka kërkuar Platinisë që të favorizojë Katarin për Kupën e Botës që do të zhvillohet në vitin 2022.

Rasti Duka dhe paratë e FSHF-së për kreditë

E si për ti vënë kapakun gjithë këtyre skandaleve, përjashtim nuk mund të bënte as Shqipëria, ku protagonist do të ishte kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili u akuzua si i përfshirë në një skandal të rëndë me paratë që UEFA akordon për futbollin shqiptar.

Duka akuzohej se kishte marrë 130 mijë euro nga fondet e federatës të cilat i ka përdorur për të shlyer borxhin që Arben Laze, një nga aksionerët krysorë të KF Elbasanit i kishte një banke të nivelit të dytë në vendin tonë.

Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht të 2017, kur i ndjeri Arben Laze që zotëronte 46% të aksioneve të klubit të Elbasanit kishte rënë dakord për t’i shitur ato tek një kompanie angleze “Manchester Group”.

Por, edhe pse Laze i zotëronte ato aksione ky transaksion nuk mund të kryhej pasi aksionet ishin të bllokuara nga një bankë e nivelit të dytë për arsye se Laze nuk kishte shlyer një kredi pranë kësaj banke. Këtu del në skenë Armand Duka që ofron me bujari pagesën e kësaj kredie nga paratë e federatës, duke dalë garant për një subjekt privat, i cili do të krynte një transaksion financiar për përftim personal. Sipas kontratës të shit-blerjes së aksioneve nga Arben Laze tek kompania angleze, Duka ka futur në këtë marrëveshje edhe FSHF-në si palë garantuese.

“Për efekt të zhbllokimit të aksioneve të shitësit, FSHF do ti paguajë Bankës ….130 mijë euro që përbën shumën e kredisë së negociuar midis shitësit e bankës”, thuhet tekstualisht në pikë 3.2 të nenit 3 të kësaj kontrate.

Pas kësaj garancie kompania angleze ka blerë 46% të aksioneve të KF Elbasanit nga Arben Laze për shumën e 499 mijë eurove. Pas këtij transaksioni kompanie angleze “Manchester Group” është shndërruar në aksioneren e vetme me 100% të klubit të Elbasanit, duke u shndërruar realisht në pronaren e tij. Sipas firmës që është në fund të kontratës më 3 gusht 2017 vetë Armand Duka është paraqitur përballë noteres duke firmosur kontratën. Parimisht duke qenë se bëhet fjalë për një klub futbolli mund të thuhet se kreu i FSHF ka ndërhyrë në të mirë të Elbasanit. Por duke parë shumën e madhe që ka përfituar aksioneri që i shiste pse duhej të dilte garant FSHF për një transaksion provat financiar fitmiprurës për një palë.

Problemet për Armand Dukën s’kanë pasur të sosur edhe gjatë këtij viti, ku ai është përfshirë në një ‘luftë’ të hapur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit e ka akuzuar Dukën, se ajo që ka ndodhur nën drejtimin e tij të FSHF është një trashje e zullumit. Për këtë arsye sipas tij, Duka duhet të japë llogari në prokurori. Veliaj tha se nuk ka asnjë sulm politik në këtë mes, ndërsa shtoi se nën drejtimin e Armand Dukës janë shitur ndeshje dhe janë shuar ëndrrat e shumë të rinjve për t’u bërë futbollistë.

Ndërkohë, e menjëhershme ka qenë përgjigja e FSHF dhe Dukës, të cilët kanë publikuar një audio-përgjim të kryebashkiakut Veliaj, gjatë takimit të këtij të fundit me përfaqësues të Shoqatës ‘Tirana’ ku dëgjohej ndër të tjera tu thoshte se i vetmi ishull që u ka ngelur pa marrë është sporti, ndërsa nuk ka kursyer as ofentimet ndaj kreut të FSHF.

Ngjarjet më pas percipituan, kur atë natë, në shtëpinë e Dukës në Durrës ndodhi një shpërthim nga një person, i cili pas verifikimeve, rezultoi se ishte ortak e njërit prej bizneseve me të cilët bashkëpunonte Duka. Duke shtuar kështu dyshimet se gjithçka mund të ketë qenë e stisur.

Por, i mbetet hetimeve të zbulojnë të vërtetën e asaj që ka ndodhur, ndërsa ne na mbetet të presim vetëm që në vend të vendoset drejtësia, jo vetëm për këtë çështje, por edhe shumë të tjera.

Por, cila janë disa nga ngjarjet e bujshme që do të mbeten si skandalet më të errëta të futbollit?

Skandali i Marseille 1993:

Në fillim të vitete ’90 skuadra franceze e Marseilles synonte të dominonte futbollin europian. Në 1993 ata mposhtën në finalen e Champions League Milanin e fuqishëm duke u bërë i vetmi ekip francez me një titull të tillë. Një muaj më vonë u zbulua se presidenti i klubit Bernard Tapie kishte fiksuar ndeshje ne fundit të sezonit 1991/1992 për të fituar titullin. Marseilla u pqërjashtua nga kompeticionet europiane por titulli i Championsit nuk u prek.

Maradona përjashtohet nga Kupa e Botës 1994:

Pas dy vitesh torturuese Maradona u përgatit për të shpërthyer me Argjentinën në Botërorin “SHBA 1994”. Ai u duk në formë perfekte kur shënoi një supergol me Greqinë. Por pas takimit testet antidoping nxorën se ish-ylli i Napolit kishte konsumuar efendrinë, që luftonte lodhjen. FIFA e pezulloi nga kompeticioni dhe Argjentina humbi Botërorin.

Calciopoli 2006 në Itali:

Futbolli italian ka vuajtur gjithmonë nga abuzimi i presidentëve të klubeve me privilegjet dhe pushtetin e tyre. Pas përfundimit të sezonit 2005/2006 dhe një muaj përpara fillimit të kampionatit botëror Gjykata Sportive Italiane dënoi një numër zyrtarësh të klubeve të Serisë a. Juventusi humbi të dy titujt e fituar radhazi dhe u zbrit në Serinë B, duke përjetuar një nga periudhat më regresive në historinë e saj.

Skandali i fiksimit të ndeshjeve në futbollin gjerman:

Robert Hoyzer shkatërroi karrierën e tij si arbitër në futbollin gjerman kur u zbulua se kishte marrë ryshfet 2.2 milionë € për të fiksuar ndeshjet e Bundesligës 2 dhe Kupës së Gjermanisë. Ai pranoi fajin dhe u dënua me një vit burg.

Ryan Giggs në marrëdhënie me kunatën:

Uellsiani është një legjendë e gjallë e Manchester United dhe futbollit europian. Por jashtë fushe ai është një njeri i pështirë. Në kulmin e karrierës ai u kap duke shkelur kurorën e martesës me gruan e vëllait të tij Imogen Thomas. Babai i Giggs nuk u ndie krenar kur i biri u emërua trajneri Uellsit në 2018. (Gazeta Shqiptare)