osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bledi Mane zbulon emrin e ministrit që po pret fëmijë… me dashnoren

Bledi Mane zbulon emrin e ministrit që po pret fëmijë… me dashnoren

Pas lajmit se një prej ministrave të kabinetit Rama ka partneren 5 muajshe shtatëzënë, e cila nuk është gruaja por e dashura e tij, me anë të një shkrimi ka reaguar dhe gazetari Bledi Mane.

Mane ka replikuar për lajmin që qarkullon në media duke e mbrojtur ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, se ai nuk ka të krahasuar me djalin e Sali Berishës.

Po kështu gazetari ka zbuluar, se ministri Arben Ahmetaj së fundi është divorcuar nga bashkëshortja. Pas konstatimit të Manes për divorcin e ministrit, me të drejtë të gjithë mendojnë se shkak për divorcin është bërë dhe shtatëzania e të dashurës së ministrit.

Për më tepër lexoni çfarë shkruan gazetari në faqen e tij Facebook:

NUK E NGATËRONI DOT BEN AHMETAJN ME DJALIN E SALIUT

Mejhanet e Tiranës hoqën maskat, derdhën kafen turke nëpër filxhanë, u rehatuan në minderet e konakut dhe filluan rufitjen.

Mes dhëmbëve dhe gjuhës nxirrosur nga llumi i kafesë, nisën me avazin e vjetër të përgojimit të lajmit të ri:

“Na qenka divorcuar një ministër nga bashkëshortja dhe na paska rënë në dashuri me një tjetër femër!”

Tirana primitive, ajo pjesë e reckosur orientale e kryeqytetit, llum porsi kafeja dhe e djallëzuar si stomak i keqyshyer lebetit e klith rrugëve si e ndershme, si puritane.

Ajo pjesë e fëlliqur e Tiranës ku nuk ka as arsim, as dritë, as higjenë mendore ka dalë në pazar e na bën moral.

Na flet për dashurinë, për familjen, për ndjenjën e pastër ajo Tiranë e ndotur nga cinizmi dhe fukarallëku.

Ajo Tiranë dembele që nuk punon, nuk krijon, nuk fantazon, nuk lodhet, nuk lahet, nuk ushqen as barkun e as trurin del në mejdan e na ulëret për ndershmëri.

Kjo pjesë e vogël e Tiranës së madhe depërton madje nën lëkurë dhe u kërkon llogari indeve dhe qelizave të ndjenjave, të epshit, të dashurisë hyjnore dhe shqetësohet pse cikli dashuror mes dy humanëve përfundon një ditë dhe nis një tjetër cikël, nis një dashuri e re.

Çfarë hipokrizie e poshtër, çfarë teatri absurd në kasabanë kur kurvëlliku është bërë normë, ku liria seksuale mban brekë llamarine të ndryshkura dhe ku morali ngatërrohet me ujin e sterosur të Lanës…

Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë?

Na qenka trishtuar opozita e Berishës ku inçesti bëri kërdinë deri dje dhe dolën lakuriq në sy të fisit, katundit, vendit.

Paska gjetur një tjetër kauzë opozita derdimene dhe kërkon të luftojë socialistët e Fatos Nanos, Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt me divorce grash.

Dhe kë, socialistët? Të paktën këta mëkatarë qeverisës kanë dhenë shembuj të mirë, këta marrin guximin dhe divorcohen legalisht, nuk mbajnë familje të sforcuara për sy të botës dhe nuk pallohen fshehurazi bodrumeve të selive.

Ti Grida Duma me Edi Palokën po më lexon?