osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bollino: Basha i izoluar, në 114 faqe të raportit BE vetëm 1 rresht e gjysmë për bojkotin e opozitës

Bollino: Basha i izoluar, në 114 faqe të raportit BE vetëm 1 rresht e gjysmë për bojkotin e opozitës

Nga Carlo Bollino

Në 114 faqet e Progres-Raportit për Shqipërinë, me të cilin sot u kërkua hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, bojkoti i zgjedhjeve të ardhshme vendore nga ana e PD dhe LSI mezi zë një rresht e gjysmë.

“The main opposition parties have decided not to present their lists of candidates for the upcoming local elections. The deadline for the registration of parties has now expired”. Përkthimi: “Partitë kryesore të opozitës kanë vendosur të mos paraqesin listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Afati për regjistrimin e partive ka skaduar”.

28 fjalë dhe kaq.

Kjo duhet të mjaftojë për të bërë që opozita të kuptojë marrëzinë e vendimit të saj dhe se përmasat shumë të mëdha të gjestit të saj në Shqipëri duken pak më shumë se një detaj, kur shihen nga Brukseli.

Partitë kryesore të opozitës “kanë vendosur të mos paraqesin listat e tyre të kandidatëve”, lexohet në raport, duke vënë në dukje, kështu, lirinë absolute të një zgjedhjeje, e cila nuk u bën shumë përshtypje demokracive të mëdha evropiane. Në rast se një parti zgjedh të mos marrë pjesë në zgjedhje, duhet të jetë e lirë ta bëjë këtë. Asnjë skandal, asnjë dyshim legjitimiteti kundrejt atyre që, në të kundërt, në zgjedhje, zgjedhin të marrin pjesë.

Edhe zgjedhja e djegies së mandateve konsumohet në progres-raport me një batutë me pak fjalë, që pasohen nga sqarimi se një pjesë e madhe e vendeve të braktisura nga deputetët e PD dhe LSI u zëvendësuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ”duke garantuar kështu kuorumin për funksionimin normal të Parlamentit”.

Por, në 114 faqet e progres-raportit ka edhe një mungesë të madhe që bie në sy: akuza apo edhe vetëm dyshimi i lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës, ose, më keq akoma, pakti kriminal për shitblerjen e votave ndërmjet bosëve të krimit dhe përfaqësuesve të qeverisë në detyrë. As edhe një fjalë e vetme. Nuk përmendet asgjë, as edhe kur fjala është për të shpjeguar arsyen zyrtare, për të cilën opozita vendosi të djegë mandatet e saj, e cila argumentohet nxitimthi si “kulmi i bojkotit të përsëritur” të punimeve të Kuvendit, që kishte nisur prej kohësh.

Është pikërisht kjo humnerë, e cila ndan realitetin e vlerësuar nga Brukseli, me perceptimin e realitetit të paraqitur nga opozita, që shpjegon izolimin e frikshëm, në të cilin ndodhen sot zyrtarisht Luli, Saliu dhe Mona.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të rreshtuara tashmë hapur në krah të qeverisë dhe të institucioneve të ligjshme të vendit, sot edhe Brukseli bëri zgjedhjen e tij, të braktisjes së opozitës shqiptare në fatin e saj. Dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se bota perëndimore (nga Uashingtoni në Bruksel, nga Parisi në Romë) nuk u beson PD-së dhe LSI-së, pse është e bindur (sikurse edhe shumica e shqiptarëve) se akuzat, dosjet, copëzat e përgjimeve të prera me gërshërë dhe bombat molotov janë vetëm instrumentet e përdorura për të përmbysur tryezën dhe për të fituar një betejë banale për rotacionin e pushtetit. Por nuk është vetëm bindje e teknikëve europiane që vëzhgojnë nga brenda institucionet shqiptare.

Zëvendësministri i Jashtëm gjerman, i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Michael Roth, publikoi një editorial në një gazetë të rëndësishme të përditshme gjermane, në të cilën e ka përkufizuar kështu situatën në Shqipëri: “Në Shqipëri gjendja, në pamje të parë, duket më e komplikuar. Kjo lidhet para së gjithash me faktin që opozita ja del gjithnjë të prodhojë pamje dramatike – në vend që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në kontekstin e një konkurrimi politik idesh në Parlament, të cilin aktualisht e ka bojkotuar. Por kjo politikë e papërgjegjshme obstruksioniste nuk duhet të errësojë gjithë sa vendi ka arritur”.

Michael Roth, eksponent i Partisë Socialdemokrate gjermane, përfaqëson qëndrimin e qeverisë Merkel.

Po si mendon e djathta?

Edhe Eduard Kukan, përfaqësues i së djathtës evropiane dhe mbështetës tradicional i Partisë Demokratike, ka përgënjeshtruar, me ndërhyrjen e tij sot, qëndrimet radikale dhe destruktive, që vazhdon të mbajë Lulzim Basha: “Mund të ketë shumë pika dhe argumente, por, nëse shohim pikat positive, ka pasur hapa deçizivë drejt Evropës. Ne Shqipëri konstatojmë një politike të ngarkuar të brendshme, atje në 30 qershor do të kemi zgjedhje lokale dhe u takon liderëve politikë të shkojnë përtej interesave të partisë dhe të shkojnë drejt interesave të qytetarëve”. As edhe një shenjë, apo një përkrahje, ndaj strategjisë së partisë shqiptare aleate të tij, për të djegur mandatet, të bojkotojë zgjedhjet dhe të zgjedhë sheshin si vend i vetëm i përballjes. Por, mbi të gjitha, asnjë fjalë për mungesën e legjitimitetit të qeverisë dhe Parlamentit në detyrë.

Megjithatë, do të ishte një gabim i rëndë nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë në rast se do ta konsideronin raportin e sotëm si një promovim “in toto” të punës së tyre. Brukseli nuk gjykon të gjithë punën e një qeverie, por vetëm atë se si ka vepruar lidhur me temat kyç që duhen për të vazhduar procesin e gjatë të integrimit. Sikurse dokumentohet në raport, detyrat që duhen plotësuar janë ende shumë dhe për këtë qeveria duhet të punojë ende për të arritur standardet e kërkuara.

Domethënë, raporti nuk i fal gjynahet Ramës për problemet që ka vendi, por thjesht certifikon se këto probleme mund të zgjidhen sipas rregullave dhe marrëdhënieve institucionale normale, ku përfshihen, natyrisht, zgjedhjet, të cilat i mundësojnë elektoratit të gjykojë punën e një Ekzekutivi.

Raporti evropian sqaron pa ekuivoke se në Shqipëri nuk ka asnjë emergjencë demokratike dhe asnjë tirani, nga e cila duhet ikur, sikurse këmbëngul, në të kundërt, retorika e opozitës.

Dhe është pikërisht ky element që, më shumë se kushdo tjetër, certifikon izolimin e Lulzim Bashës, edhe në refuzimin e tij këmbëngulës të dialogut me Edi Ramën. Sot Evropa demokratike u shpreh e gatshme për të nisur pikërisht me Edi Ramën negociatat për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Si ka mundësi, atëherë, që Basha nuk e pranon atë në asnjë mënyrë si bashkëbisedues legjitim, për të zgjidhur krizën e brendshme? Edhe sikur ta kenë humbur krejtësisht arsyen, a mund të pretendojnë Luli e Saliu se janë më të besueshëm se Berlini, Uashingtoni dhe Brukseli?

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” përsëritet në çdo protestë në sheshe. Në ato 114 faqe të publikuara sot në Bruksel, pohohet saktësisht se Shqipëria me ngadalë po bëhet si pjesa tjetër e Evropës. Kështu që, nga sot e tutje, opozita, ose të ndryshojë slogan, ose të ndryshojë strategji. /Shqiptarja.com