osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet në 10 ligjet e reformës në drejtësi, SPAK fokus te zyrtarët e lartë

Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet në 10 ligjet e reformës në drejtësi, SPAK fokus te zyrtarët e lartë

Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në 10 ligjet e reformës në drejtësi. Kuvendi miratoi para zgjedhjeve ndryshimet në ligjet bazë të reformës, por presidenti i ktheu për rishqyrti

m. Dekret e tij u rrëzuan në seancën e fundit plenare dhe tashmë janë publikuar në Fletoren Zyrtare duke i hapur rrugë futjes në fuqi. Ligjet bazë janë ato në Kodin Penal dhe atë të procedurës Penale, pasi forcohen kompetencat e SPAK. Prej javësh ishte ngritur shqetësimi i prokurorëve të SPAK se dosjet e korrupsionit të nivelit të ulët kanë mbingarkuar SPAK e për këtë arsye mazhoranca ndryshoi Kodit e Procedurës Penale. Në nenin 75/a përcaktohen kompetencat e SPAK, ku ka një ndryshim të një pjesë të tyre.

Këto ndryshime janë shoqëruar dhe me ndërhyrje në Kodin Penal. Sipas ndryshimeve, SPAK do të ketë në kompetencë korrupsionin mbi 50 mijë lekë, ndërsa kushdo që kapet nën këtë shifër do hetohet nga prokuroritë rretheve. Në SPAK përfundonin dhe ata që korruptonin policët me 5 mijë lekë, por me këto ndryshime fokusi do të jetë vetëm te korrupsioni në nivel madhor.

Neni kryesor që ka ndryshuar është neni 244 i Kodit Penal, ku flitet për korrupsionin e personave publikë. “Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, deri në vlerën deri në 50,000 Lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në 1 vit.

Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt i personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë, është mbi vlerën 50,000 lek, ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet”, thuhet aty. Pra me ndryshimet e reja, ka dy zhvillime, së pari ka rritje të dënimit për raste kur kemi të bëjmë me korrupsion mbi 50 mijë lekë. Nga ana tjetër kompetencë e SPAK do të jetë vetëm paragrafi i fundit, pra për rastet mbi këtë shifër.

Një tjetër nen i ndryshuar sa i takon kompetencave të SPAK është Neni 245/1- Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në kompetencat e SPAK do të jenë vetëm pargrafet 2 dhe 4 të cilat me ndërhyrjet e reja parashikojnë:

1-Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt… kur përfitimi i parregullt, është mbi vlerën 50,000 lek, ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet. 2- Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejtë ose tërthorazi,… kur përfitimi i parregullt, është mbi vlerën 50,000 lek, ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga 2 deri ne 4 vjet. Por duhet theksuar se kompetencat bazë të SPAK janë çdo akuzë ndaj presidentit, kryeministrit, ministrave deputetëve dhe ish-funksionarëve të mësipërm.