osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Brnabiç nga veriu i Mitrovicës i bën një ftesë të hapur Kosovës

Brnabiç nga veriu i Mitrovicës i bën një ftesë të hapur Kosovës

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç po zhvillon një vizitë në Kosovë. Vizita është përqëndruar në komunat me shumicë serbe, në veri të vendit.

Në një konferencë për mediat, Brnabiç deklaroi se qëllimi i vizitës së saj është të përcjelli një mesazh paqeje dhe stabiliteti mes dy popujve. Ndër të tjera, ajo i bëri dhe një ftesë Kosovës për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur” e iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Unë dua të dërgoj një mesazh paqeje dhe stabiliteti nga këtu. Ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë. Serbia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin. Dëshirojmë të ofrojmë gjithçka që u kemi ofruar qytetarëve në Serbinë qendrore për njerëzit në Kosovë. Kjo do t’i lejojë njerëzit dhe fëmijët të qëndrojnë këtu. Që njerëzit të shohin rritje të pagave dhe pensioneve.

Mendoj se cilësia e jetës së njerëzve është gjëja më e rëndësishme, të krijohen vende pune, të rinjtë të shohin një perspektivë. Dera është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe institucionet e përkohshme në Prishtinë”– tha Brnabiç.

Ajo shtoi se Qeveria e Serbisë nuk dëshiron që populli i Republikës së Kosovës të mbetet prapa përparimit të Serbisë qendrore.

“Agjenda e radhës dhe do ta përsëris në Mitrovicë të Kosovës, Leposaviç si dhe në Beograd, Bruksel, Moskë, Uashington… është formimi i Unionit të Komunave Serbe. Do të insistojmë kudo” –shtoi Brnabiç.