osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
deneme bonusu

“Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit kur ka qenë nxënës në gjimnaz”, Gjykata hedh poshtë pretendimet e Autoritetit të Dosjeve

“Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit kur ka qenë nxënës në gjimnaz”, Gjykata hedh poshtë pretendimet e Autoritetit të Dosjeve

Gjykata Administrative ka rrëzuar aktin e Auoritetit të Dosjeve, sipas të cilit, Bujar Sheshi ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, gjatë kohës së komunizmit.

Sipas Gjykatës, rezulton një person tjetër me emrin Bujar Sheshaj që ka bashkëpunuar, por nuk bëhet fjalë për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshin.

Pas publikimit të dokumentit të Autoritetit dhe akuzave se Sheshi ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi nisjen e një hetimi të thelluar për çështjen.

Me vendimin nr.12 të datës 22 janar, Autoriteti ka informuar Prokurorin e Përgjithshëm se nga kontrolli i cilësive etike, morale dhe profesionale të zotit Bujar Sheshi, ka arritur në përfundimin se ai rezulton në dokumentet e ish-Sigurimit si bashkëpunëtor në kohën kur ka qenë nxënës në gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë, por nuk disponohen dokumente për rolin e tij.

Gjithashtu, i njëjti vendim nënvizon se Sheshi figuron në të njëjtat dokumente si anëtar me detyrë hetues, në Hetuesinë e Degës së Punëve të Brendshme Fier. Në një reagim për BIRN, prokurori Sheshi e ka mohuar kategorikisht se kanë qenë anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Është shpifje, nuk kam qenë kurrë anëtar i Sigurimit të Shtetit,” tha ai me 26 janar, pas rrjedhjes në media të vendimit të Autoritetit.

Sipas akt-padisë të depozituar në Gjykatën Administrative të Tiranës, Sheshi nuk pajtohet me përmbajtjen dhe rezultatet e vendimit nr.12 dhe kërkon shfuqizimin e tij, si të rremë dhe në kundërshtim me ligjin, duke pretenduar gjithashtu se konkluzionet e Autoritetit janë në tejkalim të kompetencave të këtij institucioni.

Në prapësimet kundër akt-padisë së prokurorit Sheshi, Autoriteti është shprehur se padia është e pabazuar në ligj dhe prova dhe kërkon që ajo të rrëzohet, duke argumentuar se vendimi nr.12 është në përputhje me ligjin dhe nuk ka asnjë bazë që të shfuqizohet.

Gjyqtari Ruli pritet të vendosë mbi meritat e padisë pas 2 seancave të mbajtura në Gjykatën Administrative, ku palët debatuan mbi identitetin e bashkëpunëtorit të ish-Sigurimit të identifikuar nga Autoriteti me nofkën ‘Venus,’ si dhe nëse hetuesit gjatë periudhës së regjimit komunist konsiderohen anëtarë të Sigurimit të Shtetit deri në vitin 74’ apo deri në vitin 83’.

Vendimi i gjyqtarit Ruli nuk do të jetë vetëm një verdikt mbi të kaluarën e prokurorit Sheshi gjatë regjimit komunist, por pritet të ndikojë dhe në mandatin e tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë – një nga institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi, që do të zgjedhë në muajt e ardhshëm Prokurorin e Përgjithshëm dhe anëtarët e Prokurorisë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit, e njohur si SPAK.

Lënia në fuqi e vendimit të Autoritetit me shumë gjasë do t’i jepte fund mandatit të Sheshit në KLP, duke ndikuar në balancat e brishta në këtë institucion midis anëtarëve të zgjedhur nga radhët e prokurorisë dhe përfaqësuesve të zgjedhur nga Parlamenti.

Hetimet dalin sheshit

Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, e quajtur shkurt si Sigurimi ishte shërbimi i sigurisë kombëtare, inteligjencës dhe policisë sekrete të regjimit Stalinist të ish-diktatorit Enver Hoxha. Edhe pse ‘de jure’ detyra e kësaj drejtorie ishte të mbronte vendin nga rreziqet, de fakto Sigurimi shërbeu për gati gjysmë-shekulli si një armë shtypëse e aktivitetit politik të popullsisë shqiptare me qëllim mbajtjen në pushtet të nomenklaturës së regjimit.

Sipas të dhënave të Autoritetit, nga viti 1944 deri në vitin 1991 kjo polici sekrete krijoi një rrjet prej gati 160 mijë bashkëpunëtorësh, të cilët raportonin në mënyrë të vazhdueshme mbi aktivitet e popullatës dhe të dhënat e mbledhura, shpesh përdoreshin për të inskenuar gjyqe politike.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u krijua në nëntor 2016, pas miratimit të një projektligji që kishte në thelb zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH” duke bërë mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to të publikut.

Nëpërmjet ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parlamenti ia ndaloi anëtarëve dhe bashkëpunëtoreve aktivë të ish-Sigurimit, që të bëhen anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Si pjesë e procesit të zgjedhës së anëtarëve të KLP-së, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, i kërkoi Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit të vlerësonte cilësitë etike-morale dhe profesionale të kandidatëve. Këtij vlerësimi iu nënshtrua dhe anëtari i zgjedhur i KLP-së, Bujar Sheshi.

Megjithatë, një muaj pasi Sheshi u zgjodh si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në media u publikua një vendim i Autoritetit që informonte Prokurorin e Përgjithshëm se anëtari i KLP-së figuronte ‘bashkëpunëtor’ në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe ‘anëtar’ i këtij institucioni me funksion hetues.

Sipas vendimit të Autoritetit, Bujar Sheshi” figuron në dokumentet e ishh-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor. Sektori V, drejtimi Inteligjence-Rini,” por nga verifikimet nuk disponohen “dokumente që vërtetojnë aktivitetin e tij.”

Gjithashtu, sipas Autoritetit “figuron të ketë materiale, në emër të tij, në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit si anëtar me detyrë Hetues, në sektorin e Hetuesisë së Degës së Punëve të Brendshme të Fierit, që nga viti 1979.”

Vendimi i Autoritetit shprehet se gjeneralitetet e bashkëpunëtorit të ish-Sigurimit në kartelën Model 2, nr. 8023 janë “Bujar Rasim Shesha” i datëlindjes 1957, ndërkohë që gjeneralitetet e prokurorit janë Bujar Ramiz Sheshi, i datëlindjes 15.12.1957.

Por nga verifikimet e kryera në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ka rezultuar se në Regjistrin Kombëtar të vitit 2010, nuk ka persona të tjerë me gjeneralitetet ‘Bujar Ramis Sheshi’ ose “Bujar Ramis Shesha’ – çfarë e ka shtyrë Autoritetin në përfundimin se kartela nr.8023, i përket anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas kësaj kartele, ai është rekrutuar në vitin 1974, gjatë periudhës që ishte nxënës në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, me pseudonimin “Venusi” dhe dosja është mbyllur pas 10 muajsh në tetor 1975.

Pas publikimit të dokumentit të Autoritetit dhe akuzave se Sheshi ishte bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi nisjen e një hetimi të thelluar për çështjen.

“Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente,” tha Prokuroria e Përgjithshme përmes një deklarate për mediat.

Me njohjen e vendimit, prokurori Bujar Sheshi iu drejtuar fillimisht Autoritetit për korrigjimin e vendimit, dhe me pas paraqiti një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit nr.12 të AISSH.

Kush është Venusi?

Në padinë e paraqitur në Gjykatën Administrative të Tiranës, prokurori Sheshi kërkon shfuqizimin e të dy gjetjeve të Autoritetit – që ai ka qenë bashkëpunëtor dhe anëtar i ish-Sigurimit, duke pretenduar se ato janë të pasakta dhe të pabazuara në ligj.

Sheshi konteston përfundimin e Autoritetit se ai ka qenë anëtar i ish-Sigurimit, pasi gjeneralitet e tij (Bujar Ramiz Sheshi) nuk përputhen me ato të personit të cilësuar në dokumentet arkivore. “Konkluzioni i Autoritetit nuk është i vërtetë dhe i bazuar në ligj,” deklaroi avokati i paditësit, Julian Mërtiri në seancën gjyqësore paraprake.

“Kemi kërkuar korrigjimin e vendimit, por pala e paditur nuk është shprehur,” shtoi ai.

Identiteti i bashkëpunëtorit me emrin ‘Venusi’ ka qenë objekt debatesh, provash dhe kundërprovash gjatë dy seancave të mbajtura nga Gjykata Administrative me 28 Mars dhe 8 Prill. Këto seanca janë shoqëruar me debate juridike midis avokatit Mërtiri – prokurori Sheshi nuk ka qenë prezent, dhe sekretarit të përgjithshëm të AISSH, Skënder Vrioni, përfaqësuesve të tjerë ligjorë të Autoritetit dhe përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit.

Në padi, të cilën e lexoi gjatë seancës, avokati Mërtiri pretendon se në vendimin nr.12, Autoriteti është gabuar duke u përpjekur për të vlerësuar dhe argumentuar që personi me pseudonimin ‘Venusi’ është i njëjti person me paditësin Bujar Ramiz Sheshi, në kushtet kur gjeneralitetet e tij nuk përputhen me të dhënat e kartelës, në emër Bujar Rasim Shesha.

Sipas avokatit Mërtiri, përcaktimi i paditësit në vendim si “bashkëpunëtor” i ish-Sigurimit është gjithashtu i gabuar, pasi sipas ligjit 45/2015, që të quhesh bashkëpunëtor duhet të kesh dhënë informacione. Gjithashtu pala paditëse ka pretenduar se i njëjti ligj ndalon dhënien e të dhënave të administruara nga Autoriteti, kur këto të dhëna kanë të bëjnë me persona nën 18 vjeç.

Gjithashtu, Mërtiri mëton se Autoriteti nuk mund të nxjerrë përfundime ligjore mbi të paditurin, duke analizuar faktet dhe provat që kanë në administrim.

“Autoriteti vetëm informon mbi atë se çfarë pasqyron dokumentacioni,” tha ai gjatë seancës së datës 8 prill, e cila zgjati për më shumë se 3 orë.

Sipas palës paditëse, vlerësimin ligjor të dokumentacionit të administruar duhet ta kishte bërë organi kushtetues i ngarkuar nga ligji, që sipas Mërtirit në këtë rast ishte Prokurori i Përgjithshëm. Sipas Mërtirit, në vendimin nr.12 Autoriteti nuk është mjaftuar që të evidentojë atë që i ka rezultuar nga verifikimi i kartelës, por ka arritur në përfundimin se shtetasi Bujar Rasim Shesha është shtetasi Bujar Ramiz Sheshi.

Në prapësimit e saj si palë e paditur, Autoriteti i kundërshton argumentet e palës paditëse duke listuar një numër përputhshmërish në gjeneralitet e gjetura në kartelën model 2 të bashkëpunëtorit me nofkën ‘Venus’ dhe prokurorit Bujar Sheshi. Në gjeneralitet përkuese, Skënder Vrioni listoi emrin, mbiemrin, adresën, datëlindjen dhe vendlindjen, si dhe arsimin e paditësit. Vrioni iu referua përdorimit të mbiemrit Shesha nga familja e prokurorit dhe përgjigjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, se nuk ekziston një person tjetër me gjeneralitetet Bujar Rasim Shesha.

“Pas administrimit të informacionit të përcjellë në shkresën e Drejtorisë së Gjendjes Civile, e cila ishte determinante në vendimin e Autoritetit dhe pas kërkimit të thelluar, u krijuar bindja e brendshme e Autoritetit se në bazë të këtyre të dhënave bëhet falë për të njëjtin individ, pra shtetasin Bujar Sheshi (Shesha),” u shpreh Vrioni gjatë leximit të prapësimeve në seancë.

Hetues, Sigurims apo të dyja?

Pika e dytë e vendimit nr.12, sipas të cilit prokurori Bujar Sheshi është cilësuar si anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit për shkak të funksionit të tij si hetues në ish-Degën e Punëve të Brendshme në Fier që nga viti 1979, është debatuar gjithashtu fort nga palët gjatë seancës gjyqësore të datës 8 prill.

Avokati Mërtiri ka këmbëngulur se përfundimi i Autoriteti nuk është i bazuar në ligj, duke theksuar se duke filluar që nga viti 1974, me miratimin e Dekretit nr.5139 të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe më pas me Ligjin nr.5180, institucioni i Hetuesisë është unifikuar dhe përqendruar pranë Ministrisë së Brendshme, duke u normuar nga rregullat dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

“Në atë dekret është shprehur qartë fakti se Hetuesia dhe Sigurimi i Shtetit kanë qenë dy organe të ndryshme,” deklaroi Mërtiri.

Pala paditëse është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjor i Autoritetit. Gjatë prapësimeve në seancë, Vrioni insistoi që Hetuesia nuk ishte e ndarë nga Sigurimi i Shtetit deri në vitin 1983, kohë gjatë së cilës paditësi kishte gjykuar çështje politike.

Sipas Autoritetit, në dosjen personale të paditësit, e administruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ekziston informacioni mbi dokumente autentike të krijuara nga struktura të ish-Sigurimit të Shtetit, si diploma në shkollën e MPB-së, dega Sigurim dhe dërgimi në dispozicion të Degës së Punëve të Brendshme, Fier, apo emërimi i tij si hetues në vitin 1979.

“Kemi një proces zinxhir detyrash të mbajtura nga paditësi të lidhura ngushtësisht me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit dhe në këtë këndvështrim duke marrë profilin e Sigurimit në shkollën e lartë të MPB, titullin oficer pas mbarimit të kësaj shkolle, detyrë kjo që i përket detyrave strukturore të përfshira në ish-Sigurimin e Shtetit, investuan Autoritetin për të bërë klasifikimin e tij si anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit,” shkruhet në prapësimet e palës së paditur.

Sipas Vrionit, karakteristikat e punës së Bujar Sheshi në vitet 81-83’ janë bërë nga ish-kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Fier. Ai e kundërshtoi gjithashtu argumentin e palës paditëse që dekreti i vitit 1974 e kishte ndarë Hetuesinë nga ish-Sigurimi. Kjo ndarje sipas Vrionit nuk është bërë deri në vitin 1983, nëpërmjet vendimit të klasifikuar ‘sekret’ “Për riorganizimin e Hetuesisë dhe veçimin nga organet e Punëve të Brendshme.”

Megjithatë, avokati Mërtiri e kundërshtoi konkluzionin e Autoritetit, se si pjesë e Degës së Punëve të Brendshme, Hetuesia ishte pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Ai nënvizoi se çdo degë kishte katër drejtori, përfshire Hetuesinë, Policinë, Kufirin dhe Sigurimin e Shtetit.

Ndikimi në KLP

Vendimi i gjyqtarit Emiljano Ruli mbi padinë e ngritur nga prokurori Bujar Sheshi pritet të ndikojë në konfirmimin ose jo të mandatit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në balancat e pushtetit brenda këtij institucioni.

Gjatë mbledhjes së KLP-së me 28 janar, Sheshi mohoi të kishte qenë ndonjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i ish-Sigurimit dhe akuzoi segmente të politikës, jo vetëm të njërit krah, për atë që ai e quajti sajesë dhe “skenar tipikisht mafioz”.

Sheshi e mori fjalën në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku aludoi se vendimi i Autoritetit kishte për synim jo vetëm goditjen e figurës së tij për shkak të çështjeve të hetuara në të shkuarën, por edhe të ushtronte presion ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Fakti që kanë arritur të manipulojnë dhe të keqpërdorin deri edhe institucione shtetëror, siç është në rastin konkret AIDSSH-ja, më çon në përfundimin se pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara që janë pjesë të politikës, jo vetëm nga njëri krah…” shtoi Sheshi.

Prokurori nuk ka paraqitur fakte për një skenar të tillë, por nëse ai do të shkarkohej, do të ishte anëtari i dytë nga radhët e prokurorëve që largohet nga KLP – pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit i prokurores Antoneta Sevdari, vetëm pak muaj pas fillimit të mandatit.

Që në vendimet e para, KLP u nda në dy blloqe kryesore, në anëtarët e emëruar nga parlamenti si përfaqësues të avokatisë, shoqërisë civile dhe botës akademike, dhe anëtarët e zgjedhur nga radhët e prokurorëve. Largimi i Sevdarit dhe akuzat ndaj Sheshit pritet që të ndikojnë në balancën e pushtetit vendimmarrës brenda këtij organi kolegjial, i cili në muajt e ardhshëm do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorët e SPAK – dy institucionet më të rëndësishme në organin e akuzës.