osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Buri” i LSI-së Meta i çoroditur, e i trembur: Sulmon hapur dhe ashpër SHBA-në pasi njohën zgjedhjet në Shqipëri: Boll më! Ja keni fut kot

“Buri” i LSI-së Meta i çoroditur, e i trembur: Sulmon hapur dhe ashpër SHBA-në pasi njohën zgjedhjet në Shqipëri: Boll më! Ja keni fut kot

Ilir Meta ka sulmuar hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi njohën zgjedhjet lokale që u zhvilluan dje në Shqipëri. Kreu i shtetit shqiptar duke shpërndarë një reagim të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, sulmon direkt SHBA. Por cfarë deklaroi ambasada e SHBA-së në Tiranë që irritoi Presidentin shqiptar? SHBA-ja i cilëson të rregullta zgjedhjet.

Përmes një deklarate, ambasada u shpreh se ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan ‘ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë’. Referuar deklaratave të opozitës për mos njohje të zgjedhjeve, SHBA theksonte qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese, që të ngrihet. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Ylli Manjanit që përmes një reagimi në Facebook e falenderonte me ironi për ato që i cilëson si votime një partiake. Për ish-ministrin, ambasada ia futi kot, pasi Gjykata Kushtetuese nuk mund të gjykojë legjitimitetin e këtyre votimeve. Për të gjithë statusin me të gjitha deklaratat kundër Amerikës në një mendje me Manjanin ka qenë edhe Presidenti që ka shpërndarë deklaratën në faqen e tij. Edhe më herët Meta ka dalë disa herë kundër qëndrimeve të ndërkombëtarëve. Postimi i plotë i Ylli Manjani. Shumë faleminderit ambasadës se USA për deklaratën mbi votimet një partiake. Si gjithmonë edhe këtë herë, nuk ngurroi tja fuste kot! Po kot fare! Se si do ti gjykojë Gjykata Kushtetuese legjitimitetin e këtyre votimeve një dreq e di! Nuk po them se kur do të mund të gjykonte se kjo dihet që ska për të ndodhur shpejt. Nuk e di a e di Ambasada që nuk ka ende gjykatë në këmbë dhe sikur nesër të fillojë puna për ringritjen e saj do të duhen të paktën 2 muaj, për të bërë një gjysëm gjykate.

Se gjykata e plotë nuk bëhet dot pa u ngritur më parë gjykata e Lartë. Pastaj, një dreq e di sa muaj do të duhen për të shqyrtuar një padi eventuale, padi të cilën vetëm po e paraqiti prap Idajet Beqiri se ska kush tjetër. Opozita është përjashtuar me vendim kolegji nga këto zgjedhje.
Le pastaj që legjitimitetin e votimeve, ka kohë që nuk e shqyrton Gjykata Kushtetuese, që pas ndryshimeve të vitit 2003 në Kodin Zgjedhor. Legjitimitetin e votimeve e gjykon Kolegji Zgjedhor, në terma shumë strikte ligjore dhe përsëri me ndonjë padi të zotit Idajet. Të vetmen gjë që mund të gjykojë gjykata Kushtetuese, pas ngritjes së saj,qoftë dhe gjysmake janë dekretet e Presidentit. Gjykimi mbi këto dekrete do të fokusohet strikt në nevojën për ti dhënë një interpretim përfundimtar me efekt në të ardhmen dhe jo me efekte për këto votimet e partisë shtet. Edhe këtë gjykim do të mund ta bënte nëse Edi Rama çon deri në fund marrëzinë e shkarkimit të Presidentit. Pra do jetë një gjykim indirekt. Ndërkohë, deri sa të ndodhin këto gjëra Edi Rama ka konsumuar plotesisht rrëmbimin e pushtetit lokal pa vota. Kështu që mesazhi i ambasadës nuk ka vlerë as deri nesër në mëngjes, jo më për kohë më të gjatë. Nëse janë të gënjyer nga pushteti monist se do ju krijojë gjykatën, nuk mund të gënjehemi dot ne që jemi përfitues direkt prej asaj gjykate. Gjykatë e cila NUK DUHEJ MBYLLUR PËR ASNJË MINUTË! Ndaj duke i falenderuar pa masë, i lutem që të paktën të mos tallen me ne! Boll më! P.S. nuk po ndalem fare tek vlerësimi tepër i lartë, që Ambasada i bën numërimit të votave ku po bëhet kërdia duke vjedhur!!!! Dhe meqë ra fjala ODIHR nuk kishte ende informacion për këtë çështje…