osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Çahet” opozita, Dashamir Shehi: Meta e Rama janë provuar, tani e ka radhën Basha. Jo koalicion me LS

“Çahet” opozita, Dashamir Shehi: Meta e Rama janë provuar, tani e ka radhën Basha. Jo koalicion me LS

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor, me Bashën në krye, pasi Meta dhe Rama janë provuar si kryeministra.

Shehi shpreson që shqiptarët të “zgjohen” e të shohin se Rama është e keqja e vendit, që po i lë njerëzit të presin nëpër dogana.

Shehi: Të ishte për mua do kisha vënë vija të kuqe më përpara. Ne ia kemi lënë në dorë dhe arbitrit ndërkombëtar. Ndryshimi i kushtetuetës është i paprecedentë. Shpresoj që zgjedhjet të jetë të ndershme. Ndërkombëtarët fatmirësisht për opozitën kanë reaguar. Sherrxhiu është Rama, që do e paguajë dhe çmimin politik. Kemi 8 vjet me Ramën dhe ndërkombëtarët na kanë lënë te dera. Ishalla na pranojnë kështu gjysma gjysma. Uroj që shqiptarëve t’u vijnë mendtë, dhe të kuptojnë se kush është e keqja, kush ia ka lënë fëmijët te dera. Narrativa e Ramës është e gabuar.

Kur thotë se jo do vi Meta jo do vi Berisha. Meta është në funksionin e tij, s’ka punë me zgjedhjet. Ne e kemi liderin tonë dhe goxha të mirë, z.Basha. Meta është provuar, Rama po, tani e ka radhën Basha. Nuk po them të bëjmë eksperimente, hajd ta provojmë. Narrativa se PD e drejton Berisha dhe jo Basha, se lideri i opozitës nuk është Basha, por Meta, i çon ujë te burimi vetëm Edi Ramës.

Rama nuk është normal, me sjelljen e tij është anormal. Hajde kthehemi në normalitet. Me 3D do ta bëjë Shqipërinë me 4 aeroporte. Ne kemi detyrën e përditshme dhe të përjetshme të denoncojmë korrupsionin dhe këto mega-vjedhje. Kemi thënë që do e rrëzojmë, por s’do të thotë që ta rrëzojmë që të nesërmen e zgjedhjeve.

Gjatë intervistës në Report tv, Shehi tha se partia e tij do bëjë koalicion vetëm me PD, dhe se të vësh kundër Metën me Ramën, është njësoj si të vendosësh dy të majta kundër njera-tjetrës.

Shehi: LZHK është më e djathta në koalicion, nga e majta shkohet në të djathtë, jo nga e djathta në të majtë. Ne do të shkojmë me PD-në. Kjo është fryma, për të hyrë me LSI nuk bëhet fjalë, LSI është një forcë e qendrës, por ka elektoratin e vet që shumica vjen nga e majta. Megjithatë, asgjë nuk është vendosur se nuk është vendosur ligji. Të vesh Metën kundër Ramës është të vësh përballë dy të majta, ku është e djathta në Shqipëri, ku është opozita, ku është dhjetori i Shqipërisë dëshira për ta rrëzuar të majtën.