HomeAktualitet

Çelësi i Tiranës për Enrique Iglesias

Çelësi i Tiranës për Enrique Iglesias

Përpara se të ngjitej në skenën e sheshit Skënderbej për koncertin e tij në Tiranë këtë të premte, këngëtari i famshëm spanjoll Enrique Iglesias u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Vërtet është një kënaqësi e jashtëzakonshme që xhevahiri, ai që është ndoshta produkti më i mirë i Spanjës, i muzikës latine është sot me ne në Tiranë. Jam shumë mirënjohës për kontributin tënd. Për ne është një nder i veçantë sepse promovohet Tirana dhe promovohet Shqipëria.

Veliaj theksoi se si gjuha muzika, arti e kultura, i bashkojnë kombet.

“Sepse besoj që vërtet sot me një luftë që kemi në Europë dhe gjithë situatat e vështira është shumë e rëndësishme të gjejmë gjëra që na bashkon. Dhe muzika, arti, kultura, gjuha e bukur spanjolle është diçka e bukur që na bashkon.”

Veliaj i dhuroi Iglesias çelësin e Tiranës ndërsa ky i fundit foli për emocionet.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të jem këtu. Unë jam shume i emocionuar, por edhe pak i stresuar, pak në presion, por jo sepse jam në Shqipëri, por se çdo herë që ngjitem në skenë e ndiej atë presion sepse dua të dhuroj një shoë të mirë”.

Koncerti i Iglezias në Tiranë ishte pjesë e aktiviteteve të Javës Spanjolle të Kulturës.