osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Cilin nga këta 20 drejtues policie keni frikë ju z. Dumani që njollosin gjithë policinë? Ish deputeti shpërthen keq: Deliranti Dumani “thërret” KLP për t’i dhënë llogari!

Cilin nga këta 20 drejtues policie keni frikë ju z. Dumani që njollosin gjithë policinë? Ish deputeti shpërthen keq: Deliranti Dumani “thërret” KLP për t’i dhënë llogari!

Reagimin i plotë të politikanit të djathtë ish deputetit Myslim Murrizi:
Video Interesante

Me habiti shume sot me 4 deklaratat e tij drejtuesi i SPAKUT Z Altin Dumani gjate raportimit ne KLP

Nuk bashkepunojme me policin per krimin e organizuar thote se ka brenda policis sidomos ne nivele te larte drejtuese individ te lidhur me boten e krimit!

Po pse nuk i ndiqni penalish dhe pse nuk i arrestoni keta drejtues Altin?

Aq me shume qe i dini se kush jane keta drejtues policie ne nivele te larta.

Se nuk besoj qe te kesh folur kot siç bejne shpesh here gazetare apo analiste neper studiot e tv per te bere lajm?

Dhe patjeter besoj qe ju kane dale nga pergjimet e 3335 personave qe keni kryer gjate vitit 2023 ose nga 1899 personat e botes se krimit !

Drejtues te larte sot Altin ne policin e Shtetit jane gjithsej rreth 20 individe

Nga kush keni frike qe nuk i arrestoni keta qe “bashkepunojne” me krimin???

Keni frike nga krimi ku keta jane aksioner apo nga Rama dhe Balla qe mban ne krye te policis se Shtetit ordiner qe punojne per llogari te botes se krimit te organizuar?

Drejtor i Pergjithshem i Policis se Shtetit eshte Z Muhamet Rrumbullaku

Nendrejtor te Policis se Shtetit jane z Sokol Bizhga dhe z Rebani Jaupi, per rendin, z Neritan Nallbati per krimet dhe z Sajmir Boshnjaku per kufirin

Drejtor policie per krimin e organizuar eshte z Mond Rizai

Drejtor i operacionales qe ndjek, suvejon, heton,pergjon edhe ne menyre ambjentale eshte z Vilson Bala

Drejtor i antiterrorit ne drejtorin e pergjitheshme te policise se Shtetit eshte z Alban Dautaj

Drejtoret e policis ne 12 qarqe z Altin jane: Tonin Voci ne Tirane, Edmond Sulaj ne Shkoder, Artan Bajraktari ne Kukes, Alfred Elezi ne Lezhe, Dhimitraq Ziu ne Diber, Skender Hida ne Durres, Ilir Proda ne Elbasan, Lorenc Panganika ne Fier, Kastriot Skenderaj ne Berat, Gjovalin Loka ne Korçe, Ermal Muça ne vlore, Ardian Çipa ne Gjirokaster

Cilin nga keta keni frike ju z Dumani?

Cili, apo sa prej ketyre jane te inkriminuar apo bashkepuntore me krimin e organizuar Z Dumani, qe ju trembeni per te bashkepunuar se nuk ju besoni?

Nese keni prova, fakte apo indicie nga pergjimet e elementeve te botes se krimit per sejcilin prej tyre dhe nuk i keni proçeduar penalish dhe akoma nuk i keni arrestuar, atehere pergjegjesia penale ,morale, publike, institucionale, shoqerore, etike dhe zyrtare bie vetem mbi ju dhe mbi 17 prokuroret e tjere te SPAKUT qe paguheni nga taksat e Shqiptareve me shume se çdo zyrtare tjeter ne Republiken e Shqiperise perfshi dhe President e Kryeminister, per te luftuar krimin dhe korrupsionin jo me selektim ,apo kë nuk keni frike ,apo kush nuk ju tremb ,por kush eshte antare i botes se krimit apo hajdut ordiner i taksave te Shqiptareve

Nuk keni asnje te drejte ti beni pis te gjithe publikisht per hater te mungeses se kurajos dhe profesionalizmit tuaj per t’i treguar vendin llumit brenda policis se Shtetit

Nuk mund te flisni si sekretaret e partise se punes ne mbledhjen e frontit ne pergjithesi per armiqtë, apo per biografi te keqe, sepse nuk jeni aty vleresues te asnje figure politike, shteterore, administrative apo shoqerore, por prokuror i Shtetit, qe duhet te flasesh vetem me fakte e prova konkrete dhe para Gjykates, jo para kamerave

Ne KLP je per te dhene llogari sepse KLP eshte eprori juaj jo organ ne vartesine tuaj, dhe ndjej keqardhje per nenshtrimin e turpshem te 11 antareve te KLP qe nuk ju ulen me kembe ne toke e me bythe ne ate karrike qe ju kane emeruar, por per interesa te ngushta personale rrinin sikur i kishe thirrur per ti mare ne pyetje

Nga i gjithe raportimi juaj sot Altin me befasuan kater deklarata tuaja te cilat ne rastin me dashamires do ti quaja mungese profesionalizmi te theksuar ose delirantizem , dhe ne rastin me te keq arrrogance harbute jashte çdo norme te lejuar

Ju deklaruat qe Gjykata ben çfare kerkoni ju, dhe kjo eshte diktature komuniste dhe humbje e sovranitetit te Republikes Parlamentare e shnderrimi ne Republike Prokuroresh qe eshte antikushtetuese hapur ose grusht Shteti ndaj Kushtetutes dhe Institucioneve

Per kete duhet te mblidhet urgjent komisioni parlamentar i ligjeve dhe i sigurise Kombetare dhe duhet te shoh me detaje shkeljen brutale te Kushtetutes dhe te reagoi ligjerisht menjeherë.

Ju deklaruat qe keni dijeni per drejtues te larte te policise qe kane lidhje me boten e krimit dhe mos reagimi ne baze te ligjit per organin e akuzes dhe kodit penal ju ngarkon direkt me pergjegjesi penale dhe te gjithe drejtuesit e policise kane te drejte t’iu padisin per shpifje publikisht dhe cenim moral te dinjitetit te tyre

Ju deklaruat qe ka rene numri i kallezimeve prane SPAKUT nga institucionet Shteterore, pra po pranoni qe ju hetoni vetem çfare ju sjellin, nderkohe qe detyre qe ju ngarkon ligji eshte fillimi i hetimeve kryesisht si primare pastaj çfare denoncojne institucionet, qytetaret, politikanet apo gazetaret, sepse SPAKU nuk eshte si dogana e Gazhelit qe pret kush “ maune” vjen tek trau qe ti mari taksen 20%

Po sikur te kete nje “ memorandium” nga te gjitha institucionet qe nuk do sjellin me kallezime ne SPAK, çfare do beni ju Z Dumani do ta mbyllni “ dyqanin”???

Si dhe ju i kerkuat KLP ne gjysmen e mandatit tuaj, qe prokuroret te kene te drejte te rizgjidhen edhe 9 vjet te tjera kur kete kompetence e ka vetem Parlamenti qe duhet te ndryshoj Kushtetuten. por qe tregon hapur se sejcili nga ju po mendon qysh sot se ku do jeni pas 4 vitesh

Dhe kjo tregon qe ju si SPAK keni filluar te mendoni politikisht se kush do jete ne pushtet pas 4-5 vitesh, e cili do jete fati juaj ne karriere, prandaj shohim heshtje ndaj balozeve te medhenj dhe shou me drejtora ne burg.

Si nje ish deputet qe kam votuar ligjet e reformes ne drejtesi duke mare mbi vete kosto politike, uroj te kene qene “lajthitje” nga emocionet para KLP apo kamerave, se ndryshe do me beje qe ti “ kerkoja” falje ish hetuesi dhe kandidatit per deputet te rinisë komuniste Arben Krajes. /Myslym Murrizi