osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çipi i parë në trurin e njeriut, neurologu shpjegon sesi është i ndërtuar! Inxhinieri vetëofrohet për ta implementuar! Profesorët tregojnë si do të ndihmojë të sëmurët

Çipi i parë në trurin e njeriut, neurologu shpjegon sesi është i ndërtuar! Inxhinieri vetëofrohet për ta implementuar! Profesorët tregojnë si do të ndihmojë të sëmurët

Sot miliarderi Elon Musk bëri me dije se kompania e tij ‘Neuralink’ ka arritur të vendosë me sukses një mikroçip në trurin e njeriut për herë të parë në histori. Ky çip pritet të ndihmojë personave të sëmurë të komandojnë trupin e tyre vetëm nëpërmjet mendimeve. Mbrëmjen e sotme, ekspertët e ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga diskutuan mbi risitë që sjell për njerëzimin një ngjarje e tillë si dhe për Inteligjencën Artificiale.

Neurologu Kita Sallabanda shpjegoi sesi është i ndërtuar mikroçipi duke treguar se përpjekje të tilla, bëhen në mjekësi që prej 15 vitesh.

“Historia që ka arritur deri këtu ka të paktën 15 vjet që po zhvillohet në mjekësi. Studimet e para janë bërë me majmunët dhe derrat. Elon Musk e kanë akuzuar për vdekjen e 12 majmunëve nëpërmjet eksperimenteve të tij”- tha neurologu.

Po ashtu, profesori Betim Çiço shpjegoi se mikroçipi do të funksionojë në atë mënyrë që persona me komplekse neurologjike nëpërmjet mendimeve do të mund të transmetojnë në celularin e tyre informacionin që kërkojnë.

“Këtu ka një element që kemi kaluar nga makro në mikro. Mundësia kryesore është që i gjithë informacioni të transmetohet në celularin tënd nëpërmjet mendimeve. Ti duhet të transformosh këtë informacion në atë material, tekst dhe figurë që kërkon. Kjo mendoj se kërkon kohën e vetë. Komunikimi nëpërmjet trurit deri tek celulari bëhet pa dyshim”- shpjegoi Çiço.

Nga ana tjetër inxhinieri Ermend Mertenika tha se do të ishte i gatshëm të bëhet shqiptari i parë që e provon por theksoi se një mikroçip i tillë nuk vendoset tek njerëzit e shëndetshëm. Ai dha edhe një shembull duke shpjeguar se tek cilët njerëz mund të implementohet.

“Vihet te ata njerëz që kanë pësuar paralizë. Çipi rehabiliton rikthen në gjendjen fillestare. Nëse unë kam pasur një masë tumorale dhe më është paralizuar krahu nuk mund ta lëviz atë, nëse implementohet çipi i Musk unë mund ta lëviz dorën dhe të marr një gotë”- shpjegoi inxhinieri.

Sa i takon zhvillimeve që po sjell Inteligjenca Artificiale, sociologu Ergys Mërtiri shprehu disa shqetësime të cilat sipas tij janë shfaqur kryesisht në marrëdhëniet mes njerëzve e më pas edhe në arsim e në përgatitjen profesionale të qytetarëve.

Mikroçipi i vendosur për herë të parë në trurin e njeriut konsiderohet si një zhvillim revolucional. Produkti i parë i kompanisë ‘Neuralink’ u quajt ‘Telepati’. Miliarderi Elon Musk tha se ‘Telepatia’të mundësonte kontrollin e telefonit apo kompjuterit, vetëm duke menduar. Personi i cili ka pranuar vendosjen e mikroçipit mësohet se vuan nga probleme të shtyllës kurrizore dhe ka preferuar të jetë anonim për publikun e gjerë.

Inxhinieri Ermend Mertenika i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv tha se do të ishte i gatshëm të bëhej shqiptari i parë që implementon në tru miroçipin e kompanisë së Elon Musk.

Por mes të tjerash sqaroi se një çip i tillë vendoset vetëm tek njerëzit që kanë pësuar paralizë dhe me anë të këtij revolucioni, mund të rikthehen në gjendjen e mëparshme.

“Do isha i gatshëm ta pranoja si shqiptari i parë ccipin e Elon Musk. Çipi nuk këshillohet të vendoset te njerëzit që janë të shëndetshëm apo normale. Ai është një implant ekonomik, impementohet të lidhë neuronet me njëra tjetrën kur janë shkëputur.

Vihet te ata njerëz që kanë pësuar paralizë. Çipi rehabiliton rikthen në gjendjen fillestare. Nëse unë kam pasur një masë tumorale dhe më është paralizuar krahu nuk mund ta lëviz atë, nëse implementohet çipi i Musk unë mund ta lëviz dorën dhe të marr një gotë”- u shpreh inxhinieri.