osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çmontimi i uzinës së Ballshit, Erion Braçe shpërthen i revoltuar dhe bën deklaratën e fortë: Pse nuk u thoni naftëtarëve kush është pronari?

Çmontimi i uzinës së Ballshit, Erion Braçe shpërthen i revoltuar dhe bën deklaratën e fortë: Pse nuk u thoni naftëtarëve kush është pronari?

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar i revoltuar për çmontimin e uzinës së Ballshit. Ai thotë se ajo nuk është thjeshtë një uzinë, por vetë Ballshi.

“Tani qe refineria po demontohet, po hedhin ne ajer togfjaleshin “e ka shitur banka”! Cila banke? Ku hyn banka? Ne 2008-ten rafinerine e Ballshit e bleu Rezar Taci ne nje proces korruptiv, kriminal; Ne 2013-ten, ne korrik, fill pas humbjes se pushtetit nga Familja, rafinerine e Ballshit e shiti Rezar Taci dhe e bleu nje kompani e rregjistruar ne nje parajse fiskale ne ishujt Virxhin;

Nga ajo dite, ne QKB nuk ka as shitje e as blerje, MBI TE GJITHA NUK KA ASNJE BANKE ne listen e pronareve; Ne ekstraktin e ANIKA MERCURIA etj, ka vetem rregjistrim te veprimeve permbarimore. Atehere, pse nuk u thuhet naftetareve se kush eshte pronari, cfare po ben, e ka shitur rafinerine, ku e ka shitur, cili eshte qellimi?!”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Deputeti i PS kërkon që naftëtarëve tu paguhen 13 pagat e prapambetura, pasi kanë fituar në Gjykatë dhe me vendim të formës së prerë.

“Vendimet e gjykatave jane detyrim per tu zbatuar! Punetoret kane ne dore vendime te gjykatave, te formes se prere! Perse nuk zbatohen?! Ne to ka jo vetem detyrim per te paguar rrogat e punetoreve, por edhe detyrim per te ruajtur asetin deri ne shlyerjen e punetoreve”, vijon ai.

Shkrimi i plotë i Erion Braçes:

KA TRE GJERA QE TE DHEMBIN NE RAFINERINE E BALLSHIT!

E PARA;

Rafineria e Ballshit nuk eshte thjesht nje uzine ne ate qytet; eshte vete BALLSHI!

Qe nga viti 2008 kur nje kriminel ne pushtet vendosi te transferoj nga shteti tek privati, PER INTERESA TE FAMILJES dhe nen gojembylljen e shume politikaneve ne pushtet e opozite, NJE ASET KOMBETAR JETIK, MUNGESA E TRANSPARENCES DHEMB PA FUND, madje te ngre nervat!

Po e nis nga fundi; Tani qe refineria po demontohet, po hedhin ne ajer togfjaleshin “e ka shitur banka”! Cila banke? Ku hyn banka?

Ne 2008-ten rafinerine e Ballshit e bleu Rezar Taci ne nje proces korruptiv, kriminal; Ne 2013-ten, ne #korrik, fill pas humbjes se pushtetit nga Familja, rafinerine e Ballshit e shiti Rezar Taci dhe e bleu nje kompani e rregjistruar ne nje parajse fiskale ne ishujt Virxhin; Nga ajo dite, ne QKB nuk as shitje e as blerje, MBI TE GJITHA NUK KA ASNJE BANKE ne listen e pronareve; Ne ekstraktin e ANIKA MERCURIA etj, ka vetem rregjistrim te veprimeve permbarimore.

Atehere, pse nuk u thuhet naftetareve se kush eshte pronari, cfare po ben, e ka shitur rafinerine, ku e ka shitur, cili eshte qellimi?! Ne ate rafineri kane hyre shume deri para dy vitesh; e kane perdorur, kane shfrytezuar punetoret, kane bere para, nuk kane paguar asgje ne shtet dhe kane ikur! TANI, E VERTETA ESHTE DETYRIM!

E DYTA;

Vendimet e gjykatave jane detyrim per tu zbatuar! Punetoret kane ne dore vendime te gjykatave, TE FORMES SE PRERE! Perse nuk zbatohen?! Ne to ka jo vetem detyrim per te PAGUAR RROGAT E PUNETOREVE, por edhe detyrim per te ruajtur asetin deri ne shlyerjen e punetoreve.

Qeveria prej nje viti-do vazhdoj edhe vitin tjeter, paguan rroga per punetoret; ka bere shume mire! Por detyrimi per rrogat e prapambetura eshte ndaj privatit, eshte vendim gjykate dhe i pa kapercyeshem me rrogat qe paguan qeveria. Nese nuk ndodh ketu bie SISTEMI, biem ne PADREJTESI.

E TRETA;Interesi publik ne rastin e NAFTES E DERIVATEVE te saj, eshte interes kombetar, strategjik. Ne jemi i vetmi vend ne Evrope me burime nafte ne toke; nje pasuri e tere natyrore qe duhet te kthehej ne mireqenie per cdo qytetar. Por ne NUK KEMI PLAN ne kete drejtim!