osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

COVID-19 i mori jetën mjekut Drini Dobi, kolegët e tij ndërmarrin nismën prekëse: Të nderojmë këtë njeri të rrallë!

COVID-19 i mori jetën mjekut Drini Dobi, kolegët e tij ndërmarrin nismën prekëse: Të nderojmë këtë njeri të rrallë!

Ndarja nga jeta e mjekut Drini Dobi si pasojë e humbjes së betejës me COVID-19 i ka prekur të gjithë. Ndërkohë kolegët e tij kanë ndërmarrë një nismë nderuese për njeriun e mirë që ka sakrifikuar gjithmonë veten e vet për të shpëtuar të tjerët.

Kolegët bëjnë thirrje për të shkuar në Aeroporin e Rinasit për të pritur arkmortin që mban trupin e doktorit të ndjerë, i cili shkoi në Itali pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua, por që fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Lajmi është bërë i ditur nga doktor Maksim Basho, i cili u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve të të veshin bluzat e bardha dhe të dalin në Rinas. “Eshtë minimum që mund të bëjmë krahasuar me atë çfarë ka bërë ai për të gjithë shqiptarët” shkruan doktor Basho në apelin e tij.

Ende nuk bëhet e qartë se kur do të vijë arkëmorti në atdhe me trupin e mjekut.

Postimi i doktor Maksim Bashos:

Te dashur kolegë, miq dhe dashamires të dr.Drini Dobit..

Është shumë i dhimbshem fakti që vëllai jonë, i miri, gojembli dhe i kudogjenduri Drini Dobi nuk është më mes nesh, per të na dhene nga kurajo, energjia dhe pozitiviteti i tij.

Ndaj për të nderuar figurën e këtij njeriu të rrallë te shekullit ku jetojmë, simboli te mirësisë, profesionalizmit dhe urtësise, ftojmë të gjithë kolegët (të veshur me bluzen e bardhë), si dhe te gjithë dashamirësit e tij, të jemi të gjithë prezent kur trupi i pajetë i Drinit tone të mbërrije në Aeroportin e Rinasit.

Është minimumi që mund të bëjmë krahasuar me atë cfarë ka bere ai për të gjithë shqipëtarët

Le të jetë gjithashtu kjo një formë solidarizimi dhe respekti kundrejt gjithë bluzave të bardha që humbën jetën në luftën me këtë armik të tmerrshëm..

Ju perqafoj të gjithëve..Zoti ju bekoftë!

P.S : Do ju njoftoj për ditën dhe orarin kur mbërrin në Rinas trupi i MISIONARIT tone DRINI DOBIT!

Mjeku Drini Dobi u shua në moshën 51-vjeçare pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 22 nëntor dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.