osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

COVID-19 në Shqipëri: 1071 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit!

COVID-19 në Shqipëri: 1071 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit!

Koronavirusi në vendin tonë vijon të shënojë shifra të larta. Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1071 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit.

Tirana është me numrin më të lartë të të infektuarve ku sot u raportuan 397 raste të reja. Edhe numri i viktimave sërish është i lartë.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID 19 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin total të viktimave në 1.636.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.

E vështirë mbetet situata e personave të shtruar në spitale. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Sot procesi i vaksinimit është shtrirë dhe në Fier. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Në 24 orët e fundit janë kryer 3848 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1071 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.