osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

DASH zbardh bisedën Blinken-Rama, ja çfarë ka ndodhur gjatë takimit

DASH zbardh bisedën Blinken-Rama, ja çfarë ka ndodhur gjatë takimit

Departamenti Ameikan ka zbardhur fjalën e plotë të Sekretarit Amerikan Blinken dhe kryeministrit Rama në takimin që ata patën së bashku këtë të martë në Washnigton.

SEKRETARI BLINKEN: Është kënaqësi të mirëpresim kryeministrin Rama këtu në Departamentin e Shtetit, në Shtetet e Bashkuara dhe të na jepet një mundësi të flasim për punën që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po bëjnë së bashku në kaq shumë fusha të ndryshme. Ne në fakt ulemi pranë njëri-tjetrit në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Ne jemi mirënjohës për punën që po bëjmë atje së bashku.

Por më duhet t’ju them, kryeministër, ajo që më mbetet në memorje dhe do të më qëndrojë për një kohë të gjatë është fakti që në fillim të verës, pasi njoftuam se do të largoheshim nga Afganistani dhe do të përfundonim luftën atje, ju ishit, i pari që ofroi të pranojë refugjatë afganë, të evakuuar, dhe kjo është pikërisht ajo që keni bërë. Unë jam mirënjohës për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë që iu dhatë një vend të sigurt mbi 2000 afganëve.

Unë jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që po bëjmë çdo ditë në Evropë për sigurinë në lidhje gjithnjë e më të ngushta, veçanërisht përmes NATO-s, dhe gjithashtu, siç thashë, në Këshillin e Sigurimit, ku kemi shumë çështje sfiduese për të punuar së bashku. Shumë mirë që ju kam këtu. Pres një bisedë shumë të mirë. Mirë se vini.

KRYEMINISTRI RAMA: Faleminderit shumë zoti Sekretar. Është një nder të jem këtu, dhe sigurisht, është gjithashtu një kënaqësi e vërtetë që ju shohim në këtë përvjetor të vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike. Marrëdhëniet u ndërprenë brutalisht nga Shqipëria duke shkuar në një drejtim krejtësisht tjetër për më shumë se gjysmë shekulli, por ja ku jemi përsëri bashkë.

Ne e vlerësojmë si më të shtrenjtën këtë miqësi, këtë marrëdhënie. Jemi shumë krenarë që jemi në krahun tuaj dhe ju ndihmojmë me aq sa mundemi për të kthyer atë që keni bërë për ne gjatë gjithë këtyre viteve, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët në Kosovë dhe për shqiptarët kudo. Kështu që ne jemi shumë krenarë që jemi aleatët tuaj dhe do të bëjmë çmos që ta meritojmë këtë miqësi të veçantë.

SEKRETARI BLINKEN: Faleminderit të gjithëve.