osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dashnorët e ’97-tës, në ditën e fundit të aventurës!

Dashnorët e ’97-tës, në ditën e fundit të aventurës!

Sot duhet të jetë dita e paralajmëruar e një “kryengritje” e cila ka qëllim të kthejë me dhunë dhe forcë në pushtet Lulzim Bashën dhe nëpërmjet tij Sali Berishën! Janë përgatitur që të ndezin zjarr Tiranën dhe të bëjnë të mundur krijimin e kushteve të një përplasje rruge, ku nuk dihet më qartë, se kush duhet të jetë fundi! Kanë disa kohë që nën të dhe mbi të, me anën e mediave të shumta që kanë po paralajmërojnë rrëmujë dhe hakmarrje!

Sigurisht kanë përgatitur dhe skenarë gjaku për të bërë pastaj dhe “revanshin” ndaj forcave të rendit dhe shtetit në përgjithësi! Kanë zhgënjyer turpshëm në të gjithë protestat, të cilat “duhet të ishin vendimtaret” dhe tani janë për faqe të zezë në një krizë të madhe mos besimi si përballë me ato jashtë dhe me popullin opozitar, i cili ka pesë gjashtë protesta që është përgatitur për “fundin e qeverisë”! Tashmë haptas po revokojnë vitin ’97-të! Deri në gojët e femrave të çoroditura të politikës, del qartë “dashuria e madhe” për vitin ’97-të?!

Janë dashnorët e vitit ’97-të sigurisht! Deri aty ju shkon si ndërgjegjja dhe memoria personale dhe ajo kolektive e tarikatit të tyre politik! Janë të etur për pushtet dhe tani kjo etje po ju kthehet në “abstinencë” gjaku në mënyrë tragjike! E dinë se duke krijuar gjak mbase do të detyrojnë si ndërkombëtarët dhe Ramën të ulen dhe konsiderojnë për pushtet SB, LB, MK, FM etj! Vetëm duke krijuar ’97-të dhe gjak, do të munden të hyjnë në vallen e pushtetit! Vetëm në saj të forcës dhe dhunës, do të munden të bëjnë pastaj pazarin e pushtetit me atë që duan ta largojnë me dhunë nga pushteti!

Pikërisht atij që i thonë kriminel dhe mafioz, apo diktator dhe autokrat, apo njeri që ka të gjitha pushtetet! Nuk lënë Mogherini dhe Europë që nuk ju mban “ison” pa sharë në forumet e tyre, nuk lënë asnjë eksponent të huaj që vjen dhe nuk i aprovon, që nuk denigrojnë dhe nuk shajnë! Tashmë janë bërë gati për “97-tën” dhe kërkojnë të trembin gjithkënd me forcën e dhunës në rrugë dhe institucione!

Sepse sipas tyre po përplasen me tiraninë dhe diktaturën apo autokracinë etj., etj!

Mirëpo edhe në këtë pikë janë rrufjanë dhe levendë politikë, janë mitomanë që nuk kanë të barabartë me veten, askënd në Europë dhe kam frikë dhe në botë! Sepse tirani dhe diktatori, apo autokrati i madh, nuk i lejon të ikin nga kuvendi, jo se nuk do, por nuk do ti kishte lejuar të hyjnë fare në kuvend! Sepse tirania, as të bërtasin në rrugë nuk do ti kishte lejuar! Sepse diktatori nuk do ti kishte lejuar të dalin në çdo TV kombëtar për të thënë marrëzitë me leksione demokracie mbajtur nga hajdutë dhe rrufjanë pushteti!

Sepse tirania as militantët rrugëve nuk jua lejon, sepse do t’i kishte arrestuar një natë përpara siç bënte dikur kur kishte zgjedhje – shoku Enver! Sepse e dinë se tirani vret si në 21 janar dhe sigurisht ai dhe i biri i tij politik, nuk janë as kryeministër sot dhe as ministër i brendshëm! Sepse tirania vret njerëz kot në bulevard që të marrin vesh të gjithë! Sepse tirania nuk lejon as organizim, sepse të mbyll dhe FB-kun!

Sepse diktatura as lejon përplasjen me policinë dhe gurët kokës policëve! Sepse ajo ta bën kurrizin më të butë se barkun njëherë dhe pastaj nuk i dihet se çfarë ndodh më pas! Sepse, ajo nxjerr tanket në rrugë, ose jep urdhër për të bombarduar me lëndë helmuese si SB-ja në ’97-tën!

Dashnorët e ’97-tës, e dinë qartë dhe mirë, se nuk kanë të bëjnë as me Enverin, as me Mehmetin dhe biles as me trashëgiminë e tyre vrastare dhe akoma më keq, ose Sali Berishën! Ato dhe prodhimi ideologjik e filozofik i tyre SB – të vrasin në saj të parimeve kriminale që kanë! Prandaj revokojnë ’97-tën dhe zullumin e madh, si përplasje!

Por kanë shumë pak njerëz pas! As njerëzit që nuk e duan qeverisjen e Ramës dhe metodat e tija qeverisëse, nuk i kanë me vete! Nuk ka njerëz normalë që mund t’ju besojë qeverisjen edhe njëherë Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Mediut! Nuk ka logjikë normale që e pranon këtë marrëzi dhe aventurë jashtë çdo lloj formati!

Ka dhe diçka! Realisht që kjo ditë duhet të jetë fundi i aventurës së tyre! Kjo aventurë që kërkon shkatërrimin e vendit për pushtetin e katër njerëzve, duhet të marrë fund! Duhet të marrë fund nga shteti ligjor! Jo nga politika, as nga marrëveshjet idiote dhe të afta për të përsëritur gjithmonë ’97-ta! Duhet të marrë fund nga ligji! Aventurierë të tillë duan përgjigje ligjore!

Kjo i zgjidh në mënyrë definitive dhe rrezikun për gjak, dhe destabilitet absurd! Destabilitet që prish shtetin, prish pronën, mbyll qytetarin në shtëpi të frikësuar, që bën rrugën vendin e krimit dhe hakmarrjes apo dhe luftës civile! SB, LB, MK dhe FM, janë nisur për një aventurë të tillë! Po shteti, organizmat e tij dhe forca e tij policore apo dhe ligjore, do të veprojnë normalisht kundër një destabiliteti dhe kryengritjeje anti shtet dhe anti ligj!?

Tashmë një lojë e tillë duhet të marrë fund! Po fund dhe të mos lejojë krijimin e një ’97-të tjetër fatkeqe!

Nga Besi BEKTESHI