osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Databaza e pagave, pjesa dërrmuese e të ngelurve në veting dhe të dorëhequrve i futen botës së avokatisë, dalin të dhënat

Databaza e pagave, pjesa dërrmuese e të ngelurve në veting dhe të dorëhequrve i futen botës së avokatisë, dalin të dhënat

Me reformën në drejtësi janë rritur ndjeshëm pagat për prokurorët dhe gjyqtarët. SPAK qëndron në krye të listës bashkë me Gjykatën e Posaçme, ndërsa më pas vijnë gjykatat dhe prokuroritë sipas shkallëve.

Por vetingu solli shkarkime masive në sistem kohët e fundit, pasi afro 180 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar ndërsa 80 të tjerë janë dorëhequr. Vihet re se një pjesë e madhe të larguarve nga sistemi janë bërë avokatë. Në sistemin e pagave ato figurojnë si avokatë, ose si pronarë të zyrave të avokatisë.

Ndërkohë rezulton se ish-prokurori Dritan Rreshka figuron edhe si avokat, por edhe si punonjës në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ndërsa Fatos Lulo punon si jurist në një kompani private. Ndërkohë shumë të tjerë i janë futur biznesit të avokatisë.

Emrat avokatë

Mes emrave avokatë figuron avokat edhe Bashkim Dedja. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese kaloi fazën e parë të vetingut, por ngeli në Apel për shkak të problemeve me pasurinë.

Një shtëpi e tij në plazh i hapi shumë probleme, pasi ai u shpreh se ajo është në pronësi të të vëllait, ndërsa rezultonte se faturat e dritave dhe ujit ishin në emër të gjyqtarit. Tjetër emër është ish-gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj. Ai u shkarkua nga detyra në janar të vitit 2019 me vendim të formës së prerë nga KPA. Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009.

Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i KQZ, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012. Në dhjetor 2012, Lazaj u rikthye në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës. Po ashtu në lista ka emra si: Adriatik Cama, Antoneta Sevdari, Rovena Gashi, Ramadan Troci, etj.

Të dorëhequrit

Përveç emrave që janë shkarkuar nga vetingu, janë dhe 5 të tjerë që janë dorëhequr nga detyra dhe i janë futur fushës së avokatisë. Arjana Fullani, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë dhe bashkëshortja e Ardian Fullanit rezulton që ka hapur zyrë avokatie dhe janë disa individë të punësuar në zyrën e saj.

Ajo u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë dhe për pasojë i shpëtoi dhe vetingut. Një tjetër emër është Mirela Fana, edhe kjo ish-anëtare e Gjykatës së Lartë. Mes emrave është dhe ai ish-kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha. Edhe ai ka hapur zyrë avokatie dhe sipas databazës ka shumë persona të punësuar në të si asistentë ligjorë me paga të deklaruara 40 mijë lekë. Ajo që bie në sy është se Bashkimi Europian në progres raportin e fundit kërkon që të nisin hetimet ndaj të ngelurve në veting, pasi pretendohet se pasuria e tyre është e paligjshme dhe prokuroria duhet të vihet në lëvizje. Por duket se një pjesë e madhe, jo vetëm janë bërë avokatë, por kanë hapur dhe zyra ku punësojnë shumë të tjerë. Ajo që vihet re është s’janë shumë ata që punojnë në biznese apo kompani të ndryshme. Sipas statistikave gati 90 për qind e të ngelurve janë sot avokatë dhe disa madje ushtrojnë disa punë.

Qëndrimi i qeverisë

Lidhur me qarkullimin e listës së pagave pati një reagim nga ana e qeverisë. Kryeministri Edi Rama hodhi akuza se dalja e tyre bëhet për qëllim destabilizimi. “Uroj, shpresoj dhe u bëj thirrje organeve ligjzbatuese, Prokurorisë, që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre dhe nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se, në këndvështrimin tim, nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort, siç thashë, të vështirë për t’u kuptuar, për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para dhe duke pasur parasysh dhe deklarata të bëra nga foltoret e Kuvendeve të antikuvendeve, mund të mos jetë e fundit”, tha ai.