osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

DEBATI/ “Mua mos më drejto gishtin, je mpirë nga trutë e kokës nga Basha”! Murrizi përplaset me kandidatin e PD në Durrës

DEBATI/ “Mua mos më drejto gishtin, je mpirë nga trutë e kokës nga Basha”! Murrizi përplaset me kandidatin e PD në Durrës

Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme në një intervistë për Report Tv se pas fitores së 25 prillit është gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta.

Kjo ka qenë edhe tema e diskutimit në emisionin ‘Repolitix’, ndërkohë që ka pasur edhe debate ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizit dhe kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Agim Baçit.

Murrizi, teksa po fliste në lidhje me deklaratën e Ramës, tha se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin. Murrizi tha madje se në ideoligji nuk ndahen që nga viti ’45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën.

Në këtë moment ndërhyri kandidati për deputet i PD-së Agim Baçi, i cili i kujtoi Murrizit se ka qenë pjesë e PD-së dhe këtë gjë mund ta kishte deklaruar brenda forumeve të partisë.

Murrizi theksoi se ai e ka bërë denoncimin, ndërkohë që debati degjeneroi me përplasje në gjuhë të ashpër ndërmjet tyre. Agim Baçi në këtë moment braktisi studion, por pas publicitetit është rikthyer sërish.

Murrizi: E vërteta është se nuk është se po ndodh ndonjë qamet i madh prej 30 vitesh post komunizëm ka disa qeversje të përbashkëta dhe vendime në dëm të qytetarëve të përbashkëta. E pse u duket habi se kanë ndërmend që të qeverisiin. Vetëm hallin e shqiptarëve kanë këta, për kombin për vaksinat.Nuk janë ndarë këta, bashkë kanë qenë që nga ’45 vjet, 75 vjet. Nuk ka ndarje në ideologji, në koncept, për të djathtë edhe të majtë.

Baçi: Ke qenë pjesë e PD-së nuk e ke denoncuar këtë pjesë?

Murrizi: E kam denoncuar!

Baçi: Vetëm pasi ike nga PD-ja!

Murrizi: Kur duhet ta denoncoja?

Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve, i gjykojmë politikanët me akte publike, dhe jo ato që thuhet nën banak.

Murrizi: E kam denoncuar, ti e di që kam qenë kandiduar i pavaruar?

Baçi: E di ke kandiduar me partinë e Legalitetit, ke lëvizur sa andej-këtej.

Murrizi: I pavarur, a je i ftilluar nga memoria?!

Baçi: Pse nuk e përmend që ke qenë me Legalitetin?

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate.

Baçi: Zotëri! Mua mos mu drejto me ato fjalë!

Murrizi: Unë drejtohem me çfarë të kem qef, gishtin mos ma drejto mua, unë nuk kam ardhur këtu që të duroj dënglat e tua

Baçi: Mua mos mu drejto me këto fjalë, ndërpite!

Murrizi: Nuk duroj mashtrimet e tij! Mua më kanë zgjedhur qytetarët dy herë!