osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Del videoja, si u kap shqiptaro-greku Ilia, më i rrezikshëmi i Ekuadorit!

Del videoja, si u kap shqiptaro-greku Ilia, më i rrezikshëmi i Ekuadorit!

Mediat ekuadoriane kanë publikuar pamjet e një super-aksioni të policisë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Super-aksioni ka çuar në pranga 11 persona, 8 prej të cilëve janë arrestuar në Ekuador dhe 3 në Greqi.

Droga do të nisej nga Santa Elena, Ecuador në Australi përmes korridorit të Paqësorit. Dy ditë më parë një prej të arrestuarve ka kërkuar leje në kapitenerinë e Puerta de Salinas për të nisur anijen por leja iu mohua.

Ndërkohë kur është kryer operacioni, sapo kanë vënë re policinë, një person ka tentuar të manovrojë velierën. Sipas policisë ekuadoriane, organizata drejtohej nga një shqiptar e dy grekë, ndërkohë që koordinimin në Ecuador e bënin dy grekë të tjerë.

Prej të arrestuarve në Greqi, është një shqiptar i quajtur Ilia Petro Papa nga Elbasani, por që prej vitesh banon në Kolargou të Athinës.

Dy ditë më parë u zbulua një varkë e nisur nga Ekuadori drejt Australisë të mbushur me 300 kg kokainë. Operacioni është zhvilluar nga DEA amerikane dhe policia greke, të cilat kanë arritur të zbardhin skemën e kësaj organizate kriminale. Në Ekuador janë vënë në pranga 6 persona, kurse në Greqi 3 të tjerë.

Pikërisht këta të fundit mendohet të jenë “truri” i organizatës. Dy grekët janë biznesmenë, njëri pronari i një lokali kurse tjetri i përfshirë në shitjen e automjeteve. Sipas mediave greke, vlera e 300 kg kokainë shkon në 1.5 milionë Euro, ndërsa ishte planifikuar që pas Australisë destinacioni të ishte Greqia. Prej këtej do të shpërndahej në vendet e Evropës. 41 vjeç, me shtetësi shqiptare e kombësi greke. Ai dyshohet se në bashkëpunim me grekun e arrestuar një 63-vjeçar, ishin krerët e grupit kriminal dhe përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe modifikimin e transportit detar me velierë.

Ekuadorianët e arrestuar kishin rolin e transportuesve, magazinuesve dhe kujdestarëve të drogës. Gjatë operacionit në Ecuador u sekuestruan gjithashtu edhe 30.705 dollarë dhe 2 armë zjarri.