Dëmtim horror në Kupën e Botës, duart në kokë dhe lot në fushë! Mesfushori i Kanadasë del jashtë me barelë e oksigjen

Dëmtim horror në Kupën e Botës, duart në kokë dhe lot në fushë! Mesfushori i Kanadasë del jashtë me barelë e oksigjen

por në minutën e 52-të pati lot dhe lutje në fushë. Assim Madibo i Katarit bëri një ndërhyrje jo me qëllimin për të dëmtuar rivalin Ismael Kone, por intensiteti i lojës solli dëmtimin horror të mesfushorit të Kanadasë.

Në pamjet e përsëritura duket këmba e majtë e Kone që është thyer në pjesën e kërcirit. Menjëherë Madibo e ka parë këmbën e rivalit dhe pasi ka vendosur duart në kokë nuk i ka mbajtur dot lotët. Karton i kuq për lojtarin e Katarit, me këta të fundit që mbetën me 9 vetë në fushë pasi më herët ishte ndëshkuar me karton të kuq edhe Al Amin.

Lotët dhe lutjet shoqëruan edhe futbollistët e Kanadasë dhe tifozët, me Kone që la fushën me barelë dhe maskën e oksigjenit. Botërori për të është i përfunduar, ndërsa edhe pse mes dhimbjesh ai ngriti dorën për të përshëndetur tifozët.