osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Deti” në gjykatë ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi: Vendim i duhur, shmangen emocionet politike

“Deti” në gjykatë ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi: Vendim i duhur, shmangen emocionet politike

Ksenofon Krisafi është një nga anëtarët e ekipi negociator për marrëveshjen e re për kufirin detar me Greqinë.

Ai mirëpret propozimin e kryeministri Edi Rama që palët t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes, duke dhënë si alternativa Gjykatën e Hagës apo atë të Hamburgut.

“Është mirë të gjenden zgjidhje të cilat janë të distancuar nga emocionet politike. Ka faktorë që e pengojnë zgjidhjen objektive, është ligji i luftës. Qëndron mbi kokën e dy vendeve”, shprehet Krisafi për A2.

Por, deri në Gjykatë, thotë Krisafi, është një rrugë e gjatë, e puna duhet të nisë me rikompozimin e grupit negociator, që duhet të përbëhet nga ekspertë dhe jo persona me poste politik që mund të jenë të ndikueshëm.

“Ata në këto poste drejtuese nuk janë të çliruar që të jenë shprehës të vullnetit të vetvetes. Mund të ndikohen në nga një porosi, urdhër”.

Për të shmangur përsëritjen e gabimeve të marrëveshjes së vitit 2009, Ksenofon Krisafi tregon si duhet të bëhen matjet për caktimin e kufirit. “Vija do niset nga bregu i Korfuzit te bregu i Ksamilit, përballë”.

A2 e pyeti Krisafin edhe për deklaratat e ish-ministres së Jashtme të Greqisë që firmosi marrëveshjen e vitit 2009, sipas së cilës pakti u prish me ndërhyrjen e Turqisë. “Pa përjashtuar ndërhyrjen nga një palë e trete. Edhe nëse ka patur ndërhyrje, ka bërë mirë se ka qenë në interes të Shqipërisë”, thotë ai.

Sa i përket shtrirjes së Greqisë në 12 milje, Ksenofon Krisafi pohon se ndonëse një e drejtë e fqinjit bazuar në të drejtën ndërkombëtare, për kufirin me Shqipërinë nevojitet patjetër një marrëveshje.