osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Diplomatët thërrasin njerëzit e LSI dhe u kërkojnë të braktisin Kryemadhin, nis lufta për shkatërrimin e partisë së presidentit

Diplomatët thërrasin njerëzit e LSI dhe u kërkojnë të braktisin Kryemadhin, nis lufta për shkatërrimin e partisë së presidentit

Shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se nuk e duan vetëm PD-PS, por edhe ndërkombëtarët. Kjo parti shihet si rrezik për reformat, stabilitetin dhe të ardhmen e vendit, prandaj në prapaskenë kanë nisur lëvizjet për shkatërrimin e saj.

Kryeministri Edi Rama foli për një pakt me PD kundër saj, por duket se loja është akoma dhe më e madhe. Ai që ka hedhur dritë ka qenë ish-deputeti i LSI, Gledion Rehovica, i cili në një intervistë televizive u shpreh se të gjithë përfaqësuesit e kësaj partie janë thirrur në takime nga diplomatë të ndryshëm në vend dhe ju është kërkuar që të braktisin Monika Kryemadhin.

“Sa për dijeni unë kam informacion se të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI janë kontaktuar nga trupat diplomatike për t’i paralajmëruar që të distancohen nga Kryemadhi. Unë ju siguroj se kam bërë më shumë shkollë dhe kam lexuar më shumë libra se Kryemadhi skam blerë ose kopjuar ndonjë tezë doktorature. Kryemadhi partinë e ka të pamerituar dhe të trashëguar. Ka dëshmuar me sukses gjatë gjithë drejtimit të saj që nga lënia e mandateve, që nga dorëzimi i bashkive e deri më sot.

Arritja më e madhe e saj në drejtim të LSI është vetëm çizmja ndaj Ramës. Iu siguroj se s’na ka shkuar asnjëherë ndonjë fjalim Kryemadhi, për këtë iu ftoj dhe në një debat publik. Të lërë mënjanë dhe ambasadën amerikane edhe të gjitha, të marrë dhe dosjen e të vijë në debat”, tha ai. Deklarata e tij duket se shkon në një linjë me qëndrimet e PS dhe të ambasadorëve, çka tregon se të gjithë i janë vënë kundër presidentit. Në 2017 u arrit një marrëveshje PD-PS kundër LSI dhe ajo u bekua nga amerikanët, europianët dhe shtete të tjera.

Pra, të gjithë e donin shkrirjen e LSI. Gjatë gjithë viteve që LSI ka qenë në pushtet ajo është përfshirë me skandale dhe janë të shumta dosjet që kanë shkuar nëpër ambasada. Kur LSI ishte në pushtet me PD ndodhi videoja e famshme Meta-Prifti. Vetë ai që drejton Presidencën sot u shfaq duke bërë pazare me bllok në dorë. Edhe pse gjykata e nxori të pafajshëm të gjithë e panë atë video dhe e dinë realitetin.

Më pas LSI kaloi me PS për të qëndruar në pushtet edhe 4 vite të tjera. Vetë Rama e ka thënë më pas se LSI ishte ajo e cila tentoi disa herë të bllokonte reformën në drejtësi, reformë kaq shumë e dashur për amerikanët. Pakti i 2017 e nxori LSI në pension dhe tentativat e saj për t’u rikthyer në qeveri duket se i kanë shqetësuar ndërkombëtarët, të cilët sipas Gleidon Rehovicës kanë nisur lëvizjet për shkrirjen e kësaj partie.

Sulmet ndaj reformës

Reforma në drejtësi po mbështet shumë fort nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Janë të shumtë skeptikët, por ajo në asnjë moment nuk ka lejuar që reforma të bllokohet. Por të vetmit që e sulmojnë janë Sali Berisha dhe LSI, kryesisht përmes Petrit Vasilit. Ky i fundit çdo ditë sulmon SPAK edhe pse ambasadorja kërkon të mos ketë presione. Realisht ata janë të vetmit që thuhet se u është bllokuar viza nga Uashingtoni.

Për Berishën gazeta e ka thënë me dhjetra herë se amerikanët nuk e duan në Parlament dhe po i bëjnë presion Bashës që të mos e fusë në lista. Nga ana tjetër LSI shihet rrezik potencial për reformën në drejtësi. Në korridoret e politikës thuhet se nëse ajo vjen në pushtet do të tentojë rishikimin e reformës dhe ndërkombëtarët duket se kanë nisur të marrin masa. Fakti që Basha po i largon nga listat dhe ndërkombëtarë kanë thirrur drejtuesit e LSI në takim dëshmon qartë se kjo parti do e ketë shumë pisk punën më 25 prill.