osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dita e tretë e luftës në Ukrainë, alarm i kuq në Kiev: SHBA i bën ofertë për evakuim nga Ukriaina, Zelensky e hedh poshtë!

Dita e tretë e luftës në Ukrainë, alarm i kuq në Kiev: SHBA i bën ofertë për evakuim nga Ukriaina, Zelensky e hedh poshtë!

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë raportuar për luftime të ashpra rreth Vasylkiv, një qytet që ndodhet rreth 28 kilometra në jug të kryeqytetit të vendit, Kiev.

Një sëri shpërthimesh rreth qytetit në jug të Kievit ka rritur frikën e ukrainasve të strehuar në rrënojat e fushëbetejes.

“Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar aktualisht në qytetin Vasylkiv në rajonin e Kievit, ku pushtuesit po përpiqen të zbarkojnë një grup zbarkues”, thanë forcat e armatosura.

Presidenti Zelensky ka paralajmëruar për një natë të vështirë e të gjatë ndërsa ka theksuar se nuk duhet t’i zëmë besë qytetarëve të Federatës Ruse, një deklaratë të cilën Presidenti e dha në gjuhën ruse.

Sipas mediave të huaja të cilat janë duke raportuar LIVE çdo zhvillim nga Kievi janë raportuar për shpërthime të njëpasnjëshme në jug të Kievit, aty ku dyshohen të jenë edhe duke u përleshur trupat rusë.

Megjithëse Kievi është në shtetrrethim, sërish Presidenti ukrainas ka paralajmëruar një natë të vështirë, madje e ka cilësuar si më të vështirën. Duke u përpjekur të hyjnë nga lindja dhe veriu rusët kanë arritur të ngjiten në një pikë kontrolli në qytetin e Vasylkiv në jug të Kiveit të maskuar si policë kombëtar ukrainas.

Në të njëjtën kohë, mes gjithë këtyre zhvillimeve të njëpasnjëshme, shpërthimeve dhe “zbardhja” e qiellit të Kievit nga flakët e terrorit, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka publikuar një njoftim ku thuhet se thesari i SHBA-ve ka vendosur të sanksionojë rëndë Putinin, duke e futur në grupin e vogël të lidërëve famkeq në botë, si Kim Joung Un, Bashar al-Assad etj.

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas përpos komunikatave zyrtare ka publikuar shpesh në Facebook mbi përditësimet e fundit të Ukrainës,

“Ne jemi të gjithë këtu. Ushtria jonë është këtu. Qytetarët dhe shoqëria janë këtu. Ne jemi të gjithë këtu për të mbrojtur pavarësinë tonë, shtetin tonë dhe kështu do të mbetet. Lavdi mbrojtësve tanë! Lavdi grave tona mbrojtëse! Lavdi Ukrainës!”, u shoreh Zelensky në terrorin e luftës së Ukrainës.

Çfarë po ndodh në natën e tretë të pushtimit rus:

*Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ruse do të përpiqen brenda natës të sulmojnë kryeqytetin Kiev dhe të rrëzojnë udhëheqjen e tij.

*Presidenti Volodymyr Zelensky zotohet të luftojë në Kiev, duke paralajmëruar ukrainasit se “nuk mund të përballojnë humbjen” e qytetit dhe duhet të përgatiten për një natë “shumë të vështirë”.

*Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje ushtrisë së Ukrainës që të dorëzohej, duke sulmuar qeverinë e Zelenskit si një “bandë narkomanësh dhe neo-nazistësh”.

*SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe BE-ja kanë sanksionuar për herë të parë drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e tij të jashtëm Sergei Lavrov.

*Rusia vuri veton ndaj një projekt-rezolute të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e saj