osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Do derdhet gjak!” Vizitoni presidentin Meta sa s’është vonë: Demon-stron shenja të rënda “rrëshkitjeje”!

“Do derdhet gjak!” Vizitoni presidentin Meta sa s’është vonë: Demon-stron shenja të rënda “rrëshkitjeje”!

Ilir Meta sot tregoi haptazi se ka problemne psiqike dhe duhet t’i nënshtrohet kontrollit mjeksorë. Në konferencë me tone të larta, ulërima dhe pasthirrma, teksa po largohej nga konferenca, u kthye sërish për të shpërthyer në akuza të rënda dhe paralajmërime të frikshme, për atë që pritet të ndodhë në 25 prill.

Flet për gjakun e Havzi Nelës, që në fakt nuk ka derdhur gjak, përveç atij të policit që tentoi ta vriste, flet për gazetar të dhunuar dhe rri me dhunuesin dhe vrasësin Berisha, duke u puthur e kafshuar nga dashuria me motivin…e na bashkoi halli dhe tmerri i së ardhmes, nëse drejtësia do bëhet një ditë.

Flet për gaz lotsjellës, kur ishte iniciatori i plumbave mbi qytetarët që protestonin për bllokun e kuq. Në fund deliron dhe i duket vetja “trim i çartur”, ashtu siç e përgëzojnë dibranët në këngën e tij epike… por humoristike dhe një sarkazëm deri në palcë.

Pyetjes më qesharake që u bënë gazetarëve i përgjigjet si hero dhe shpëtimtar, që po mos të ishte ai do bëhej gjëma. Këto lloj delirimesh as Enver Hoxha nuk guxonte t’i bënte, sepse janë shenja të një devijimi të rëndë psiqik.

Meta guxon si marrak të kërcënoi shqiptarët se do të derdhet gjak dhe se viti 2005-2006 do t’iu duket lule Ramës dhe atyre që do votojnë Ramën.

Jo vetëm kaq, por i këshilloi gazetarët që të mos i rrinë afër kryeministrit Rama kur i bëjnë pyetje se ai i dhunon, se nuk pranon të “pështyhet” nga këta “gazetarë” pa maska duke i thënë largohu, zbato ligjin, vendos maskën.

Por duke qenë se Meta vet vuan dhe nga paranojat, nuk çudit kur flet për klysh të Ndragetës, ku në përgjime i vetmi emër i përmendur si baza e tyre në Shqipëri është emri i Presidentit dhe i këshilltarit të tij Iliri i Kullës së Barit me kontenier me mbetje toksike.

Çdo qytetar që di të lexoj, duhet të ndjehet vërtet i fyer për uzurpatorin e karriges së Kryetarit të Shtetit, që tani duhet të largohet… me doktor a me ligj, duke zbatuar Nenin 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ja lathitjet e Metës, pasi u kthye i egërsuar duke menduar se kishte harruar disa kërcënime, që i kishte përsëritur me dhjetra herë pas mesnate, kur gjumi nuk e zinte nga tmerri pa fund, e duke menduar për sojin e tij një fund të tmerrshëm!

Ilir Meta: Ua po, sigurisht, do të kthehem, sepse mendova se ishte vetëm Ambrozia Meta, dhe duke qenë se jam tek Syri sot, mund ta shfrytëzonim atje. Por, më thuaj… shiko, një këshillë kam unë për ju, mos i rrini afër kur i bëni pyetje, sidomos ju që nuk i keni pyetjet e porositura. Nuk ka njeri e qytetar të Tiranës që nuk e kupton, që e gjithë kjo dhunë përdoret menjëherë pasi bëhet një marrëveshje për të bërë një koalicion.

Si mund të ndodhë kjo gjë, si? Po kur nuk është Presidenti aty çfarë mund të ndodhë… u kanë hedhur gaz dhe kanë nxjerrë nëna e foshnje si nazistët… kjo është e tmerrshme. Gjaku i derdhur për demokraci, gjaku i Havzi Nelës, me këlyshët e Ndranghetas e të gjithë të tjerët, horrat e banditët.

Ambrozia Meta: Ju lutem zoti President, ju në vitin 2017 thonit që…

Ilir Meta: E di që edhe ju jeni mërzitur… Zonjë, zonjë, i thoni lali Fikut të ketë kujdes me letrat që firmos dhe ato që nuk firmos.

Ilir Meta: Është degradim, janë fakte, çfarë ka ndodhur? Çfarë duhet të presim më… çfarë? Të gjithë të reflektojnë. Vetëm vota e shqiptarëve e zgjidh këtë gjë. Horrave dhe banditëve, viti 2005-2006 do tu duket lule, lule. Faleminderit./Tellalli.al