osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Doktor Kalo-qytetarëve: Mos dëgjoni përrallëzat se COVID-i është pjellë e betejës Rama-Basha! Ja foto e mushkërive të “shkatërruara” nga virusi (Video)

Doktor Kalo-qytetarëve: Mos dëgjoni përrallëzat se COVID-i është pjellë e betejës Rama-Basha! Ja foto e mushkërive të “shkatërruara” nga virusi (Video)

Mjeku Tritan Kalo ngre alarmin se nëse do të vijohet me këto ritme, e gjithë periudha që çdo qytetarë ka sakrifikuar duke qëndruar në shtëpi të mbyllur, shumë biznese që kanë ulur qepenin dhe karë regjistruar humbje, do të shkojë dëm!

Duke publikuar grafinë e një mushkërie, e cila nga COVID-i është shumë e dëmtuar, Kalo u drejtohet qytetarëve që të respektojnë masat, që të mos mendojnë se koronavirusi një pjellë e luftës politike globale, apo më tepër e betejës politike Rama-Basha, siç shumë qytetarë shprehen, e për pasojë neglizhojnë rrezikun që i kanosen.

Ky apel i mjekut, i cili është shndërruar në një nga figurat më domethënëse gjatë kësaj pandemie, vjen në një kohë kur vendi ynë po regjistron shifra shumë të larta gjatë 24 orëve (53 ditën e sotme) e ndërsa prej mëse një jave janë regjistruar çdo ditë nga një viktimë.

“Kohë kovidiane….. Kemi udhë ende të gjatë për të bërë në sfidën tonë të imponuar prej Sars-Cov2/Covid-19, ndaj përkujdesi kundrejt vetes dhe të tjerëve kurrë të mos nënvlerësohet…. Në fotot e mëposhtëme është përmbledhur ditë-puna e sotme, 20.06.2020…Nisja dhe kthimi në shtëpi me linjën e Unazës për Personelin Mjeksor…

Vizita e mëngjesit në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, Covid-1, në QSUT “Nënën Tereza” me praninë e dy Luljetave të Turnit të parë në Pavjonin e parë Luljeta Ramaj dhe Lujeta Çakallozi, diskutimi i rasteve në dhomën e mjekëve si dhe pak momente pushimi me Prof. Dhimtër Krajën dhe Administratoren tonë të palodhur Silvana Saqellarin…lajtmotivi ynë i përditshëm mbetet puna, përkushtimi dhe profesionalizmi për të sëmurët me Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm….

Këto ditë po tregojnë se mjaft shpejt ne mundet të humbasim gjithshka që fituam, me shumë dhimbje e sakrifica në ato javë kuarantine….shkrehja e përkujdesit është e pajustifikueshme për të gjithë NE “il poppolo Albanese”, por kjo shkrehje është më e pajustifkueshme veçanërisht për personelin mjeksor…..Rreziku i infektimit për ta është shumë i lartë në mjediet e tyre të punës, por ato/ata mundet të bëhen njëkohësisht edhe burim infeksioni gjatë ushtrimit të detyrës së tyre fisnike…

INFEKSIONI është dhe do të jetë i pranishëm ende për shumë kohë, ndaj mos dëgjoni “përrallëzat” se Sars-C-v2/Covid-19 është pjellë e luftës politike globale apo e betejës politike Rama-Basha….për pak sensibilizim shihni me shumë kujdes disa imazhe skanerike të të sëmurëve, që të bindeni se nuku bëhet shaka me këtë virus sëmundje-shkaktues si dhe jetë-marrës…..kurrë nuku është vonë për të nxënë nga ndonjë gabim i yni….E ritheksoj me shumë bindje se me mirëbesim, me mirëkuptim, me durim dhe me përkushtim, ne me siguri do ja dalim mbanë në sfidën tonë ndaj Sars-Cov2/Covid-19….

Fundjavë të paqtë miq e dashamirës kudo që JU frymoni në këto çaste, por vetëm e vetëm higjenikisht shëndetshëm si dhe me distancim fizik….Shqipëria e ka të domozdoshme secilin prej nesh!!!”, shkruan Kalo.