osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dokumenti/ Bulevardi i Ri, Basha shpronësoi me zero lek banesat e palegalizuara

Dokumenti/ Bulevardi i Ri, Basha shpronësoi me zero lek banesat e palegalizuara

Ishte shkurt 2012, Lulzim Basha si kryetar bashkie sapo aprovoi planin e ri urbanistik të qytetit, i cili parashikonte jo një, por pesë unaza rreth e përqark Tiranës, dy linja tramvaji dhe shumë të tjera.

Në lidhje me Unazën e Madhe, atëherë Basha shprehej se: “Ky projekt është një domosdoshmëri, që duhet të nisë sa më shpejt sepse mban peng të ardhmen e qytetit”.

Në mënyrë të përsëritur, kreu i Bashkisë refuzonte të përgjigjej në lidhje me shpronësimet që duhet të realizoheshin në turet e tij lagje për lagje të prezantimit të planit të ri urbanistik, por vendimet e qeverisë së atëhershme hedhin dritë mbi qëndrimin e mbajtur nga kreu i PD mbi këtrë çështje.

Vendimi më i rëndësishëm, në lidhje me shpronësimet, u regjistrua në datën 5 shtator të vitit 2013, vetëm pak ditë përpara rotacionit të pushtetit, kur qeveria Berisha, për llogari të Bashkisë vendosi shpronësimin e 204 familjeve në zonën e Bulevardit të ri.

VKM në fjalë përcaktonte se objektet e palegalizuara nuk do të dëmshpërbleheshin, pra zero lekë për dhjetëra familje që kishin ndërtuar në mënyrë ilegale në këtë zonë.

Përsa i përket banesave të legalizuara, u aprovua një dëmshpërblim shumë më i ulët se vlera e tregut.

Në këtë VKM, për sipërfaqen mbi 38 mijë metra katrorë truall, parashikohej një vlerë prej 26 mijë lekësh dhe 23 mijë lekësh për metër katror si dëmshpërblim.

Ndërkohë, fondi për prishjen e 204 banesave shkonte në 844 milionë lekë, rreth 30 mijë euro për çdo shtëpi të legalizuar të prishur, edhe pse shumë prej tyre ishin ndërtesa me më shumë se një kat dhe me njësi biznesi.

Të gjithë e kanë të qartë që me 30 mijë euro, në Tiranë është praktikisht e pamundur që të blesh një apartament sado të vogël.

Për arsye të qarta politike, vendimi për shpronësimet u shty deri në ditët e fundit të qeverisë Berisha, një vit e gjysmë pas publikimit të planit urbanistik, në mënyrë që koston financiare, por mbi të gjitha koston e irritimit publik t’i delegoheshin qeverisë së re, e cila aplikoi dëmshpërblime më të larta për banorët dhe trajtoi me bonus qeraje dhe shtëpi sociale familjet e banesave të palegalizuara.

Pavarësisht këtij standarti, në lidhje me debatin që është krijuar tek Unaza e Re, Basha pretendon dëmshpërblim të plotë për të gjithë familjet e prekura.

Bashkia e Tiranës është e gatshme të paguajë dëmshpërblim të plotë për të gjithë banesat e ndërtuara përpara viteve 1990 dhe për të gjithë banesat e legalizuara, por për ato që nuk janë legalizuar, është miratuar një skemë e cila i mbështet me banesa sociale dhe përballim qeraje për tre vjet.

Nëse pretendimi i Bashës për dëmshpërblim të plotë do të miratohej, ajo do t’i kushtonte taksapaguesve mbi 100 milionë euro, një shumë që tejkalon ndjeshëm vetë vlerën e projektit.

Përtej qëndrimit të secilit në lidhje me këtë çështje, mbetet e qartë që standarti i dyfishtë i përdorur nga kreu i opozitës, përbën një oportunizëm të qartë politik, që ka si synim të vetëm të kapitalozojë me mjerimin e shumë njerëzve, që ndihen të pikëlluar për shkak të mundësisë së humbjes së banesave të tyre për shkak të interesit publik./Ekskluzive.al

Lexo VKM e shpronësimit tek Bulevardi i Ri – http://arkiva.km.gov.al/index.php?fq=brenda&m=news&lid=18622