osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dosja “Babale”, shtyhet për herë të 5-të seanca në Apelin e Tiranës: Ja sa burg rrezikon deputeti Salianji

Dosja “Babale”, shtyhet për herë të 5-të seanca në Apelin e Tiranës: Ja sa burg rrezikon deputeti Salianji

Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë seancën për deputetin demokrat Ervin Salianji për dosjen Babale. Gjykata e cilësoi sjelljen e tij jo korrekte, për shkak se duhet ta dinte udhëtimin e paracaktuar prej kohësh. Seanca shtyhet për në datën 19 dhjetor, ora 13:00.

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i përmendi në Kuvend seancën për dosjen Babale. Në një dalje për mediat, Salianji tha se Rama mendon se e kërcënon me dosjen Babale, por ai nuk tërhiqet nga mbrojta e interesit publik.

Salianji akuzoi Ramën se ai ka urdhëruar hapjen e hetimit. “Asnjë nga këto nuk ndodhi sepse kryeministri në ditën që duhej të kujdesej për qytetarët u kujdes për një tjetër mega-aferë ku bashkë me oligarkë dhe kompani offshore kërkon të marrë mijëra metra katrorë tokë dhe miliona dollarë për ti kaluar në xhepat e tyre.

E dëgjuat me një gjuhë rrugaçi, ordiner, gjuhë e papranueshme, nëse do vinte nga adoleshent dhe jo nga një njeri në moshë që është plakur në mënyrë të keqe. Ngjarja tjetër që është thënë shpesh, kryeministri nga foltorja mendon se më kërcënon duke më përmendur një proces gjyqësor që e ka hapur vetë dhe e vazhdon vetë se e dinte që paskam proces.20 minuta pasi kryeministri e bëri këtë kërcënim, Gjykata e Apelit solli një njoftim që për të njëjtat kërkesa procedurale, duke ndjekur një standard tjetër”, tha ai.

Deputeti dënoi edhe gjuhën e përdorur nga kryeministri kundrejt opozitës, duke e cilësuar si një gjuhë rrugaçi e papranueshme në Kuvend.“Do jemi në proces gjyqësor nëpërmjet avokatit, por padiskutim dua ta theksoj se nuk ka asgjë që më kërcënon nga mbrojtja e interesit publik dhe dinjitetit të kujtdo që është në atë sallë.

Drejtohet me një gjuhë mallkim bedela, që nuk i takon gjuhës parlamentare. Këtu janë të gjithë të kapur, mendon se është me ata që ka rreth e rrotull dhe i komandon e si sjell vërdallë si kukulla”, deklaroi Salianji.