osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dosja “CEZ”/ Si u zhduk protokolli i marrëveshjes për të shpëtuar Shkëlzenin nga burgu

Dosja “CEZ”/ Si u zhduk protokolli i marrëveshjes për të shpëtuar Shkëlzenin nga burgu

Dosja që ka Prokuroria për aferën e CEZ, mund të trondisë politikën shqiptare.

Deri më sot në organin e akuzës kanë shkuar me dhjetëra dosje korrupsioni, për ministra, ish-ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë, por askush nuk u dënua.

Dosjet u mbyllën në heshtje nga organi i akuzës, ndërsa ato pak që shkuan në gjykatë u rrëzuan aty.

Mirëpo dy dosjet më të bujshme të momentit, në të cila implikohen pushtetarë të lartë janë privatizimi i OSSH dhe marrëveshja CEZ-DIA për borxhet.

Që të dyja dosjet janë në hetim nga prokuroria, njëra nga ajo e Tiranës dhe tjetra nga Krimet e Rënda.

Por avancimi më i madh është parë në hetimet që janë bërë për privatizimin e OSSH nga çekët e CEZ.

Bëhet fjalë për dy padi që janë bërë në prokurori, një nga juristi Romeo Kara dhe një nga Kuvendi, ku akuzohen një sërë zyrtarësh të qeverisë “Berisha”, se i kanë shkaktuar shtetit rreth 414 milionë euro dëme.

Por gazeta “Sot” ka mësuar se hetimet për këtë çështje janë duke vijuar, edhe pse po hasen vështirësi në disa aspekte.

Gjatë hetimeve, Prokuroria ka zbuluar se ka mospërputhje dokumentacioni në disa raste.

Prokurorët që po merren me çështjen mësohet se kanë marrë të dhëna nga ERE, Kryeministria, Ministria e Energjisë dhe të gjitha institucionet e tjera, por në disa raste mungojnë disa dokumente.

Sipas informacioneve, mungon elementi më i rëndësishëm, protokolli i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ Shpërndarje.

Në çdo marrëveshje duhet mbajtur një protokoll i posaçëm, por në këtë rast ai mungon.

Mësohet se një gjë e tillë është bërë e ditur në padi, ndërsa dhe Prokuroria gjatë verifikimeve ka zbuluar se nuk ekziston.

Kjo duket se rëndon pozitat e të akuzuarve akoma dhe më tepër.

Kjo gjë u konfirmua për gazetën dhe nga juristi Romeo Kara.

“Konstatoj se nuk gjendet protokolli i plotë e i sakte i kësaj procedure.

Ky protokoll duhej mbajtur me të gjitha detajet nga ministria e drejtuar nga ministri Ruli në atë kohë”, tha ai.

Prokuroria në kërkim të Kalajt dhe Merxhanit

Përveç hetimit të dokumentacionit, prokuroria është vënë në kërkim të dy dëshmitarëve kryesorë të aferës së CEZ.

I pari është Nuel Kalaj, i cili ka qenë sekseri që lidhi qeverinë “Berisha” me çekët.

Ai akuzohet se ka marrë 7 milionë euro nga roli që pati.

Por pas atij ishte një tjetër sekser, Hamza Merxhani.

Ky i fundit ka deklaruar në komision se ishte ai që lidhi Kalajn me zyrtarët e qeverisë së asaj kohe.

Për Nuel Kalajn është lëshuar një urdhër që të shoqërohet me polici, ndërsa sa i takon Merxhanit, momentalisht është administruar dëshmia që ai ka dhënë në komisionin hetimor.

Verifikime në Çeki

Për të zbardhur të vërtetën e skandalit të CEZ, Prokuroria po bashkëpunon me autoritetet çeke.

Shumë shpejt pritet të ketë letër-porosi për çështje të caktuara, sidomos sa i takon vërtetësisë së emaile-ve të shkëmbyera mes Nuel Kalajt dhe drejtuesve të CEZ.

Bëhet fjalë për 5 email-e, ku tregohen lidhjet mes tyre dhe jepen të dhëna për kontaktet me ministra të asaj kohe.

Po ashtu verifikime po kryhen në bashkëpunim me çekët dhe për të zbuluar të dhëna mbi transfertën e rreth 7 milionë eurove që janë bërë në drejtim të Nuel Kalajt.

Deri më tani janë thirrur në prokuroi Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri Genc Ruli, ndërsa pritet që të merren në pyetje dhe zyrtarë të tjerë.