osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dosja e CIA/ Berisha bashkëpunoi me kinezët kundër amerikanëve për çështjen e ujgurëve

Dosja e CIA/ Berisha bashkëpunoi me kinezët kundër amerikanëve për çështjen e ujgurëve

Kundër amerikanëve Sali Berisha ka bashkëpunuar edhe me kinezët. Nuk bëhet më falë për burime të rezervuara, por për dokumente sekrete, ku amerikanët në Tiranë janë shprehur shumë të shqetësuar për flirtin e Sali Berishës me kinezët.

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, thekson se Pekini e ka detyruar kryeministrin Berisha të prishë marrëveshjet me SHBA për ujgurët e Guantanamos.

Në kabllogramin drejtuar DASH, Uidhers komenton vizitën e zëvendëskryeministrit kinez Zhang Dejiang dhe konfliktin me palën shqiptare për çështjen e pranimit të ujgurëve. Ish-ambasadori amerikan thekson se Berisha u tërhoq nga premtimi i tij për pranimin e ujgurëve, pas presionit të kinezëve.

“Kryeministri Sali Berisha është shprehur i gatshëm të mikpresë gjashtë të burgosur të tjerë, por ka thënë shprehimisht se ata nuk duhej të ishin ujgurë. Presioni i Pekinit detyroi qeverinë shqiptare të rishikonte pozicionin”, thuhet në kabllogram.

Më tej, Uidhers përshkruan vizitën e zyrtarit të lartë kinez dhe marrëveshjet e nënshkruara.

“Më 29-31 tetor, zëvendëskryeministri kinez Zhang Dejiang vizitoi Tiranën dhe u takua me kryeministrin Sali Berisha, kreun e shtetit Bamir Topi, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.

Qëllimi i vizitës ishte për të forcuar bashkëpunimin në fushën ekonomike. Vizita kishte dy qëllime; për të përkujtuar 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe për të krijuar “Një rrugë të re përpara”. Për këtë qëllim, të dy palët nënshkruan gjashtë marrëveshjeve, tre ndërmjet qeverive dhe tre në mes firmave private”, thuhet në kabllogramin e Uidhersit./Pamfleti