osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dosja “Hajdari” në dorë të gjyqtarit që mbylli çështjen e CEZ, Romeo Kara: Këto janë qokat që pushtetarët iu bëjnë ish-pushtetarëve

Dosja “Hajdari” në dorë të gjyqtarit që mbylli çështjen e CEZ, Romeo Kara: Këto janë qokat që pushtetarët iu bëjnë ish-pushtetarëve

Juristi Romeo Kara ka reaguar dje mbi faktin që çështja e Izet Haxhisë është në duart e gjyqtarit Lazër Sallaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shfaqur mjaft kritika ndaj tij.

“Lazër Sallaku shpëton Bashën duke pushuar çështjen e lobimit rus dhe pastrimit të parave. Lazër Sallaku pushon çështjen lidhur me aferën e privatizimit të CEZ-it. Lazër Sallaku gjykon çështjen Hajdari. Kjo është drejtësia, këto janë qokat që pushtetarët iu bëjnë ish-pushtetarëve.

Megjithatë kam besimin e plotë se, ky gjyqtar do të përballet edhe vetë me drejtësinë. Drejtësia vonon, por nuk harron”, tha ai dje në rrjete sociale. Mbi këtë çështje, Kara ka dhënë një intervistë për gazetën pak kohë më parë. Ai u shpreh i bindur se dosja “Hajdari” e ka tmerruar Berishën.

“Tek procesi Hajdari unë shoh karmën e Berishës. Pasi dogji e shkretoi në kurriz të këtij procesi, pasi rrëzoi një qeveri dhe fitoi një palë zgjedhje në kurriz po të këtij procesi, ai po përballet me efektet dhe pasojat e bëmave të tij. Ai i fryu sa mundi zjarrit të këtij procesi, por tashmë është ky proces që nuk po i ndahet atij. Unë pashë përballë Fevziut një Berishë tërësisht të menderosur e të frikësuar, jashtë kontrollit dhe të nxituar në deklaratat e tij.

Herën e parë ai iu shmang procesit duke çuar një dëshmi pranë ambasadës amerikane, ndërsa këtë radhë ai mendoi t’i shmanget atij duke dhënë disa deklarata tek Fevziu. Berisha nuk e fshehu dot dje frikën e tij dhe vulën kësaj frike ia vuri deklarimi në fund të fjalës së tij kur ai iu përgjigj negativisht pyetjes së Fevziut, nëse ai do të dëshmonte në këtë proces, duke thënë se, ai e kishte kryer tashmë detyrën e tij”, tha Kara një ditë pas intervistë së Berishës në “Opinion”, ku dërgoi mesazhe të qarta në gjykatë se ai nuk duhet të jetë dëshmitar.

Sipas juristit Kara, Berisha ka krijuar fobi nga gjykatat, sepse nuk shpjegohet ndryshe frika e tij prej tyre si në këtë rast ashtu edhe në rastin e procesit të CEZ-it. “Si në rastin e CEZ-it ku ai është tërësisht i përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre edhe këtu ka gjasa që ai të këtë kusuret e tij. Nuk ka si shpjegohet ndryshe frika që ai shfaqi tek Fevziu”, tha ai më tej.