osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dritan Boçi, “doçi” i tatimeve që ka “rrjepur” bizneset, ka blerë apartament 310 m2 dhe ka ndërtuar 1 kat shtesë pa leje

Dritan Boçi, “doçi” i tatimeve që ka “rrjepur” bizneset, ka blerë apartament 310 m2 dhe ka ndërtuar 1 kat shtesë pa leje

Një foto dhe një Kallëzim Penal Nr. 5058/k Prot, datë 29.06.2020, si kujtesë për SPAK-un, që të hetojë Dritan Boçin, me detyrë Shef Kontrolli Tatimor i Terrenit në Tiranë, ose tmerri i bizneseve, që u zhvat miliona si kriminelët gjobë-venës, jo me kobure e maskë por me presione sekuestrimi mallrash e bllokim aktiviteti, duke u tjetërsuar nga një kamarier varfanjak i prangosur për vjedhje, në zotërues pasurish të shumta e jetë luksi

Faktet e “doçit” tatimor të korrupsionit Dritan Boçi, kanë lidhje me dosjen e tij penale, si i prangosur e dënuar për vjedhje në vitin 2012 dhe pas ardhjes së PS në pushtet, u punësua në tatime, me një karton “Diplomë Juridiku” që nuk e dorëzon as në zyrën e Burimeve Njerëzore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
-Lexo edhe:
Një Kryeministër paranojak, një ish-kryeministër i rrjedhur që e pret burgu dhe shqiptarët e trazuar të Amerikës
Arjana Fullani u vë syrin tenderave në shëndetësi, ushtarja e Metës dhe Berishës ia mbathi nga drejtësia me pasuri përrallore

Prapa denoncimeve të shumta, që kanë bërë bizneset ndaj tij për zhvatje, qëndrojnë apartamente, toka, makina, shtëpi bregdetare, verore e dimërore dhe 3 biznese që i ka në aktivitet, por nuk paguan asnjë qindarkë në tatime ku është vetë krye-kontrollor.

Sot po publikojmë një fakt penal, lidhur me 1 kat shtesë të paligjshme, që shefi i kontrollit tatimor, Dritan Boçi, ka bërë te një pallat në adresën: “Rruga “Petro Nini Luarasi”-Njësi nr. 2, te Tregu Elektrik Tiranë, te supermarket “Spar”.

Këtë shtesë kati, më sipërfaqe 310 m2, ai e ka bërë mbi apartamentin, po me sipërfaqe 310 m2, blerë në vlerën 300 mijë Euro, vetëm dy vite pasi u gradua shef i kontrollit tatimor, duke e deklaruar si të blerë me kursime nga paga.

Nuk e dimë, sa milionë lekë i ka kushtuar shtesa e katit mbi apartamentin, por dimë që ajo është ndërtuar pa leje dhe ekziston në dosjet e IKMT të Shqipërisë e të IMT-Tiranë për ta prishur.

Po kështu, dimë faktin, se ndaj Dritan Boçit, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, ka dorëzuar Kallëzim Penal Nr. 5058/k Prot, datë 29.06.2020 në Prokurorinë e Tiranës, me akuzën “Zaptim mjedisesh të përbashkëta dhe ndërtim të paligjshëm”, sipas nenit 199/a të Kodit Penal.

Ndërsa Procedimi Policor nr. 154/3, datë 20.06.2020 bërë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, u zhduk nga drejtori Rebani Jaupi, me urdhër të Ministrit Sandër Lleshaj, i cili rezulton bashkëfshatar dhe i afërm me Dritan Boçin në zonën Selitë-Mërkurth të Mirditës.

Kujtojmë, se po për shkak të këtyre lidhjeve, IMT e Bashkisë Tiranë, me urdhër të Erion Veliajt, tërhoqi procedimin penal ndaj Dritan Boçit dhe i fshiu gjobën 5 milionë lekë të reja, vënë me akuzën “Ndërtim pa leje dhe uzurpim e dëmtim mjedisesh të përbashkëta”.

Çudi është, se prej 1 viti e gjysmë, Prokuroria e Tiranës nuk po vepron ndaj ndërtuesit të paligjshëm Dritan Boçi me detyrë shef kontrolli tatimor, paçka se ka dosjen e plotë të depozituar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.

Por ndaj Dritan Boçit të tatimeve, SPAK duhet të fillojë hetimin për krim ekonomik, nëpërmjet abuzimit me detyrën, ndërtim të paligjshëm e kleçka të tjera penale para marrjes së kësaj detyre.

Sipas provës konkrete që publikojmë, duhet hetuar burimi financiar i blerjes së apartamentit 310 m2 me vlerë 300 mijë Euro, dy vite pas gradimit shef tatimor; dhe fondet për shtesën e katit po kaq metër katror mbi tarracën e pallatit, që është tavani i apartamentit të tij, kur në 7 vite punë, ky xhambaz ka patur pagë mujore 68-78 mijë lekë.

Përveç kësaj prove, SPAK-ut po i kujtojmë, se Dritan Boçi është bërë tmerri i bizneseve në Tiranë; të cilëve u zhvat gjoba tamam si kriminelët, veçse jo me maskë e kobure natën, por në mes të ditës, me presione sekuestrimi mallrash, gjoba të larta e bllokim aktiviteti.

Në vijim, do publikojmë fakte, për të vërtetën e kartonit “Diplomë Juridiku”; për fshehjen e dosjes penale duke u punësuar në tatime; për jetën e luksit, për bizneset ilegale dhe dëshmi biznesmenësh, që tregojnë se Boçi i ka rrjepur miliona lekë./Pamfleti