osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dritëhijet e Nadir Çaushollit/ Nga mashtrimi me ilaçet tek mashtrimi me autobusët “ekologjik” që të gjithë i kanë frikë

Dritëhijet e Nadir Çaushollit/ Nga mashtrimi me ilaçet tek mashtrimi me autobusët “ekologjik” që të gjithë i kanë frikë

Nadir Çausholli është padyshim biznesmeni më kontravers që ekziston në Republikën e Shqipërisë, pasi nga një i dënuar me burg për mashtrim me pasoja të rënda, u kthye në një nga bashkëpuntorët më të rëndësishëm të pushtetit qëndror e lokal, pasojat e të cilëve po i vuajmë edhe sot.

Për ata që nuk e njohin Nadirin, biznesmeni i ilaçeve u arrestua në vitin 2015 pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Tatimeve, rezultoi se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farma”, ka përfituar me anë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “mashtrimit” me pasoja të rënda, rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme. Kompania më pas ndryshoi emrin në “CFO Farama” dhe drejtues u vendos babai i tij Fatos Çausholli, edhe ky i arrestuar për falsifikimin e ilaçeve, por që gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Nga mashtrimi me ilaçet tek mashtrimi me autobusët

Nadir Çausholli dhe kompania e tij “Green Line” është kthyer padyshim në tmerrin e udhëtarëve të linjës së tij të autobuzëve, të cilët shpesh përfundojnë të gjymtuar ose brenda lumit Lanë, për shkak të mjeteve të amortizuara që mashtruesi ka vendosur për linjën e unazës së Tiranës, që nuk janë as ekologjik dhe ndosin njësoj si një autobus normal.

Në fund të vitit 2021, kompania “CFO Pharma” bleu për 100 mijë euro aksionet e shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës së autobusëve urbanë të Kasharit. Pronarët e kompanisë së mëparshme kishin vështirësi financiare, duke akumuluar një borxh prej rreth 2 milionë euro.

Çausholli bleu kompaninë e linjës së autobusëve për 100 mijë euro, ndërkohë që mori përsipër edhe shlyerjen e borxhit 2 milionë euro, që “Gerard-A” u kishte bankave të nivelit të dytë. Në vitin 2020, kur ishte dorëzuar Bilanci Tregtar, kompania “CFO Pharma” rezultonte me një fitim prej 3 milionë euro, e me pjesën më të madhe të fitimit vendosi t’i shpenzoj për blerjen e linjës së urbanëve.

Bashkia Tiranë shkëputi raportet financiare me kompaninë e linjës së unazës “Ferlut” në pronësi të biznesmenit Ferdinand Ibrahimi dhe një muaj më pas prezantoi Nadir Çaushollin dhe linjën e tij “Green Line”, si operatori i linjës së unazës së Tiranës.

“Green Line” ishte në fakt alternativa e mesme e mjeteve ekologjike, pasi Bashkia Tiranë tentoi të sillte autobusa elektrik të cilët u zëvendësuan me një flotë mjetesht të amortizuara e rrangalle, burim aksidentesh dhe që ndotin ambientin njësoj sikur një autobuz normal i linjave të tjera.

Mashtrimi me autobusët “ekologjik” që po ndotin kryeqytetin

Në shkurt të vitit 2020 Bashkia e Tiranës hapi garën për krijimin e linjës së gjelbër të transportit publik dhe në standardet teknike të thirrjes parashikohej që flota e mjeteve të ishte 100% elektrike dhe të kishte në dispozicion 41 autobus.

Në korrik të 2020 Bashkia Tiranë shpalli fituese kompaninë “GERARD – A” SHPK. “Të gjithë autobuzat janë të vit-prodhimit 2011-2013”, thuhet në faqen zyrtare të kompanisë. Por sipas investigimit, rezulton se mbi 20 autobusë të kësaj linje i përkasin viteve të prodhimit 2008-2010.

Ndryshe nga sa u kërkua për linjën e gjelbër, autobusat nuk janë 100% elektrik por të modelit hibrid, pra funksionojnë pjesërisht me karburant dhe pjesërisht me bateri. Ndërkohë kompania e Nadir Çaushollit, arriti të mashtroj edhe me autobusat e tij të vjetër hibrid, që në fakt ndotin shumë më tepër se autobusat e modeleve më të rinj.

Praktikisht, ndikimet pozitive në mjedis të automjeteve hibrid, e humbin përfitimin e kësaj teknologjie kur ato janë të amortizuara dhe qarkullojnë në rrugë prej më shumë se 10 vitesh. Ekspertët dëshmojnë se nëse drejtoni një mjet hibrid, pas më shumë se 200 mijë kilometrave, ai do kërkoj shumë më shumë energji për të funksionuar dhe lëshon shumë më tepër gazra serë gjatë funksionimit të tij, duke anuluar ndjeshëm çdo ekuilibër të përcaktuar gjatë fazës fillestare të prodhimit.

Sektori që luan rolin më të rëndësishëm në ndotjen e ajrit është padyshim transporti, e me linjën e autobuzave “Green Line” padyshim Tirana do të mbetet ende larg pritshmërisë për një qytet “ekologjik” dhe cilësi ajri më të mirë.