osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dubai rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Florenc Çapjas, gruaja e tij pagoi 55 mijë dollarë për ta liruar

Dubai rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Florenc Çapjas, gruaja e tij pagoi 55 mijë dollarë për ta liruar

Gjykata e Apelit në Dubai rrëzoi të martën kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të dyfishtë. ABC mëson se bëhet fjalë për Florenc Çapjan, ndërsa Apeli në Dubai e ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij për mungesë provash dhe për mungesën e një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Autoritetet shqiptare paraqitën një kërkesë në fillim të vitit të kaluar duke kërkuar ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, mbajtjes së armëve pa licencë dhe anëtarësimit të një grup të krimit të organizuar. Florenc Çapja, megjithëse në kërkim për vrasje në Shqipëri, prej 12 korriku është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nuk është më në mbikqyrje nga autoritetet.

Ka qenë bashkëshortja e Florenc Çapjas e cila pagoi 200,000 Dhah ( rreth 55 mijë dollar) në gjykatë dhe ai u lirua me kusht gati dy muaj pas arrestimit të tij, por çështja vazhdoi. Ndërkohë nuk dihet asnjë detaj se si arriti të siguronte bashkëshortja e Florenc Çapjas, 55 mijë dollarë, dyshimet janë ngritur edhe në mediat e huaja që kanë raportuar lidhur me këtë ngjarje.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

Ndërkohë Auatif Mohammed, avokatja e Florenc Çapjas në Dubai, tha se kërkesa u refuzua sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kanë traktat ekstradimi dhe burri nuk ishte në Shqipëri kur u krye krimi.

Hetuesit në Shqipëri u thanë autoriteteve të Dubait se shqiptari, 40 vjeç, punësoi dy vrasës në vitin 2012 dhe u pagoi atyre 50,000 euro (56,447 dollarë) për të vrarë babë e birë.

Oficerët në Dubai arrestuan 40-vjeçarin kur çështja u ngrit për herë të parë vitin e kaluar. Ai u mbajt në paraburgim kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 31 maj 2021 ku edhe mohoi të gjitha akuzat.

Avokatja tha se gruaja e klientit të saj pagoi 200,000 Dhah ( rreth 55 mijë dollar) me kusht dhe ai u lirua gati dy muaj pas arrestimit të tij, por çështja vazhdoi.

“Klienti im u mbajt në paraburgim për gati 60 ditë,” tha avokatja Mohammed.

Çapja i tha gjykatës në Dubai se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila po garonte në zgjedhjet në Shqipëri.

“Një nga familja e tij e njohur politike kandidoi për zgjedhje në Shqipëri dhe klienti im beson se kërkesa për ekstradim për një vrasje që nuk e ka kryer në kohën e zgjedhjeve është një përpjekje për të shtrembëruar reputacionin e familjes së tij dhe për të ndikuar në opinionin publik” tha zonja Mohammed.