HomeAktualitet

E enjtja e trimave të Saliut! Muli në kërkim të “florinjve” në bodrumin e parlamentit, Ina Zhupa si barikadë me gjoks, Dashi që fluturon dhe një plak i kërrusur që rri e shikon (Foto)

E enjtja e trimave të Saliut! Muli në kërkim të “florinjve” në bodrumin e parlamentit, Ina Zhupa si barikadë me gjoks, Dashi që fluturon dhe një plak i kërrusur që rri e shikon (Foto)

Kjo e enjte në Parlament, ka qenë se ato të javëve të fundit, me deputetët e Berishës që përleshen me gardistët. Dhe kaq!

Në krye është gjithmonë Flamur Noka, që këtë radhë kishte zbuluar edhe një hyrje të fshehtë, dhe e tregonte me krenari, a thua po zbulonte florinjtë e fshehur në Kuvend.

Agron Gjekmarkaj ndërkohë, i lodhur nga këto skena, është ulur në shkallët e Parlamentit dhe ka hapur laptopin për të shkruajtur satirën e përjavshme.

Ndërsa Ina Zhupa, nga ana tjetër i tregonte gjoksin (jo në kuptimin literal) Etjen Xhafajt si ata lacat e fortë, për të mos e lënë të hynte në Kuvend.

Të gjithë këto, nën vështrimin e një plaku të kërrusur, fati i të cilit duket se po kthehet në fatalitetin e opozitës.