osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

E pazakontë në Tiranë, fëmijëve iu mohohen lojërat! Një maskara ende i paidentifikuar lyen gjithë parkun me graso

E pazakontë në Tiranë, fëmijëve iu mohohen lojërat! Një maskara ende i paidentifikuar lyen gjithë parkun me graso

Ky park lojërash në një prej zonave më të populluara në kryeqytet nuk i ka pritur këtë të mërkurë fëmijët dhe lojërat e tyre. Ambientet këtë mëngjes ishin të gjitha të lyera me graso. Ngjarja e pazakontë e regjistruar në zonën e njohur si Ish-Parku i autobusëve në rrugën Frosina Plaku në Tiranë ngjalli irritim ndërsa ende nuk ka një shpjegim se ç’ka ndodhur.

Prindërit shprehen të inatosur për Report Tv për gjendjen e parkut të lodrave, ndërsa thonë se nuk janë në dijeni për autorin e këtij veprimi të turpshëm.

“Aty lozin fëmijët, ato na i bëjnë pisë. Ka lloj-lloj fëmijësh e familjesh. Për mendimin tim ato duhet të jenë më të pastra se ne jemi banorë të kësaj lagje”, thotë një gjysh për Report Tv.

Report tv komunikoi jashtë kamerave edhe me disa prej banorëve që jetojnë në pallatin ngjitur me parkun. Ata thonë se nuk janë në dijeni se kush i ka lyer lodrat me graso, por sipas tyre kjo ka ardhur për shkak të zhurmave të mëdha që krijohet nga fëmijët. Banorët kërkojnë që institucionet të verifikojnë këtë ngjarje dhe autorët të marrin përgjegjësin e duhur.