HomeAktualitetKronike

E rëndë në Tiranë, një i moshuar bie nga lartësi tek pallati tek 9-katshet

E rëndë në Tiranë, një i moshuar bie nga lartësi tek pallati tek 9-katshet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një pallat tek 9-katëshet! Në redaksinë e JOQ ka mbërritur një video me pamje të rënda ku tregohet një person i cili ka rënë nga shkallët në dysheme.

Sipas banorëve të pallatit policia dhe ambulanca po vonojnë të vijë në vendngjarje, ndërkohë nuk është ende e qartë nëse i ndjeri ishte banues në këtë pallat.

Viktima është një i moshuar, i cili sipas informacioneve paraprake ka rënë nga një lartësi e madhe duke gjetur vdekjen e menjëhershme.