osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

E shndërruan politikën në “fe” por nuk sillen si misionarë

E shndërruan politikën në “fe” por nuk sillen si misionarë

Nga  Prof.As. Dr.Artan Xh. Duka

Dorëheqja ditët e fundit e deputetit demokrat për të ndjekur karrierë gjetiu, rikthen sërisht çështjen e raportit deputet-votues dhe nevojës për reformë zgjedhore. Deputeti ka një “kontratë” morale me votuesin për t’a përfaqësuar për katër vjet përveçse, për arsye objektive personale apo familjare nuk e përmbush dot këtë mision, dorëhiqet për standarte morale ose etike apo shkarkohet se shkel ligjin e vëndit. Ndërkohë, dorëheqja e motivuar nga interesi personal, ndonse jo shkelje (politika i “qep” këto gjëra), është shpërfillje e votuesit me faturë politike edhe për partinë që e propozoi.

Deputeti nuk është një punë dosido nga ku jepet dorëheqje si pa gjë të keq nga fjala e dhënë. Je i përzgjedhur nga populli me zotimin për të zgjidhur hallet e tij e nëse jo për arsye objektive, ajo mbetet shpërdorim i besimit të tij për më tepër kur trajtohet si “pedanë” për interesin vetjak.

E shndërruan politikën në “fe” por nuk sillen si misionarë

Vëndi ka nevojë për drejtësi dhe politikë me integritet dhe shtytja për t’u marrë me politikë duhet të jetë idealizmi dhe besimi tek kauza publike, interesi i votuesit dhe bashkëpunimi me palën tjetër përtej interesit partiak dhe kurrsesi përfitimi materialist – “statusi” i deputetit, vegjetimi me komoditetin e shpërblimet ekstra, rrjeta e influencës etj, për të cilat ka plot mundësira të tjera në jetë.

Një politikë që nuk ofron shanse për pasurim vetjak, pastron vetveten sepse nuk tundon e mban larg një takëm që si fillim abuzon në emër të politikës dhe më pas e keqpërdor atë për të mbuluar këtë zullum.

Zhveshja e politikës nga privilegjet e tepruara dhe statusi elit duke zvenitur faktorin “pull” apo tundues materialist, ndërsa filtron apriori prurjet në politikë prej syresh që duan të abuzojnë me të, nuk e dekurajon aspak qytetarin dinjitoz që sikurse mjeku i vërtetë beson tek Hipokrati, zgjedh të merret me politikë për të dhënë e jo për të marrë e tunduar nga trajtimi elit apo “deriçka” e pasme për karrierë gjetiu duke lënë edhe mandatin në mes.

Deputeti nuk është punë vullnetare (ndonse ashtu do të ishte apriori e besueshme dhe dinjitoze) por statusi i tij dhe vet-rregullimet ligjore të “vështirësive” të punës nuk duhet të stonojnë me nivelin e jetesës së votuesit dhe pretendimi se deputeti duhet të imunizohet nga tundimi dhe korrupsioni nga grupet e interesit nuk pi ujë nëse drejtësia vihet në vënd.

“Thjeshtëzimi” i statusit të deputetit pa cënuar kushtet bazë për mision publik efektiv dhe vetingu më pas, kontribuojnë në integritetin e politikës në vënd. Kushdo që i futet politikës, i futet se e ndjen dhe dëshiron të lërë emër për mirë, reputacion ky që për të vlen më shumë se komoditeti i një llogarie të majme në bankë.

Vreshtin e ruan frika por dhe gardhi duhet

Ligji zgjedhor është tjetër premisë për integritet në politikë. Ai “spanjoll” është më jetëgjati por jo se funksionon, përkundrazi, por se politika ka gjetur rehat me të! Pas asaj në drejtësi, duhet dhe reformë zgjedhore por jo si “arnim” por rikonceptim ku parësor mbetet mazhoritari me korrektim kombëtar. Votuesi duhet të “prekë” deputetin e tij dhe jo të votojë një “thes” me emra të zgjedhur nga lart që i detyrohen jo votuesit por liderit që i përzgjedh!

Me normalizimin e drejtësisë bien edhe pretendimet për shpërdorim të ligjit mazhoritar nga syresh. Me ligjin që nuk të bën të “fortë”, vota mazhoritare, e gërshetuar me korrektim proporcional, është alternativë që në kushtet kur statusi i deputetit nuk tundon materialisht, mundëson një parlament ku dominon merita dhe jo klientelizmi, idealizmi politik dhe jo interesi klientelist, kauza publike dhe jo ajo partiake etj.

Ky ligj do të nxiste garë reale për një deputet fuqiplotë të çliruar nga varësia totale prej partisë e që motivohet nga interesi i votuesit si garanci për katër vite më pas, ofron qeverisje efektive bazuar në shumicë solide etj. Aq sa parlamenti ka nevojë për larminë e zërave në politikë, po aq ka nevojë për parti të qënësishme dhe jo parti-kauzash të veçanta që kur gjejnë shesh ndonjëherë bëjnë përshesh dhe kjo përmes një pragu efektiv proporcional kombëtar.

Me rëndësi për ligjin zgjedhor mbetet barazia para votuesit ndaj privilegjimit të partive të mëdha në kurriz të alternativave të reja apo modeste (koha në media, shpenzimet për reklamë etj). Ndarja e buxhetit në fushatë nuk ka pse diktohet nga ecuria e katër viteve të kaluara për të cilat partitë e mëdha gjithsesi gëzuan privilegje në parlament apo qeverisje.

Ky ligj redukton “inflacionin” e partive parlamentare duke mundësuar përfshirjen e kauzave të partive që nuk kalojnë pragun zgjedhor në programet gjithëpërfshirëse të partive parlamentare (deri shkrirjen e partive në një) duke rritur efektivitetin e jetës parlamentare, ndarjen efektive të parasë publike ndaj mizërisë së partive etj. Asnjë parti nuk e ka me tapi parlamentin por shansi për këdo duhet të bazohet vetëm në meritë dhe fushatë elektorale të barabartë.

Aq sa rëndësi ka “kurimi” i abuzimit politik përmes drejtësisë, po aq ka dhe “profilaksia” ndaj tij. Papërgjegjshmëria politike e ka lënë vëndin 28 vjet larg BE, krijoi kriza e anarki pafund me koste epike njerëzore e materiale dhe as vetingu i “CV” së politikanëve apo testi “IQ” së tyre nuk mjaftojnë për të pastruar politikën nga uzurpimi.

Të paktën të mos tundohen më me politikën si “biletë” për vegjetim a pasurim e pastaj të kenë dhe luksin ta lënë në mes atë kur u del më mirë gjetiu duke kërkuar lejen jo të votuesit por të liderit lart! Ta dinë që nuk fitojnë gjë në politikë, përkundrazi, do monitorohen për gjithshka. E po thanë “nuk ia vlen”, ky është lajmi më i mirë.