osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

E shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998! Ish gjyqtari milioner kandidat i Rithemelimit në Lezhë

E shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998! Ish gjyqtari milioner kandidat i Rithemelimit në Lezhë

Pak vite më parë Gjin Gjonit, gjyqtarit ‘sheik’ që i shpëtoi vettingut me dorëheqje pikërisht kur do të duhet të justifikonte milionat e pasurisë së tij, i doli emri për t’u zgjedhur ligjvënës i shqiptarëve përmes kandidatëve të Berishës, por ish kryeministri dhe të tijtë u tërhoqën pas presionit të madh publik dhe ndërkombëtar.

Por misionin për ta futur në politikën e madhe ish anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë duket se te Rithemelimi nuk e kanë quajtur ‘të dështuar’. Mes kandidatëve për kryetar të degës së Lezhës, qendër qarku dhe një nga bashkitë më të rëndësishme në vend dhe të ashtuquajtur si ‘bastion i opozitës’’, renditet pikërisht Gjin Gjoni, që në periudhën kur Berisha qeveriste ishte një nga njerëzit më me influencë në drejtësinë shqiptare, ndërsa në sytë e ambasadave të Tiranës shikohej si simboli i abuzimit në gjyqësor në vend për pasurinë miliona euro dhe për disa vendime të bujshme.

Korrikun e vitit 2020 kur Shqiptarja.com publikoi lajmin rreth planeve të PD-së për të kandiduar Gjin Gjonin për deputet, lajm që tërhoqi vëmendjen dhe reagimin e përfaqësisë diplomatike të Perëndimit në Tiranë, Partia Demokratike tha se Gjin Gjoni nuk do të pranohej si kandidat pasi përjashtoheshin të gjithë ata që janë larguar nga detyra për shkak të vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut.

Pse tani nuk vlen ky kriter dhe demokratët në Lezhë e meritojnë Gjin Gjonin në krye?

Po ditën e publikimit të lajmit në korrikun e 2020-s, ambasadorja e atëhershme e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim u dha një mesazh të fortë partive kryesore politike kur shkruante në Twitter: Paralajmërim, Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.

Përveç pasurisë vetëm të deklaruar 1 milionë euroshe, Gjin Gjoni mbahet mend për disa dosje të bujshme që i ka mbyllur si gjyqtar, ndërsa një prej të rëndësishme ka qenë ajo tentativës për grusht shteti nga Berisha të 14-shtatorit 1998, që u mbyll dhe u arkivua pa asnjë të dënuar ndërkohë që organizatori i kryengritjes, Sali Berisha, as nuk është marrë në pyetje. Një lidhje midis gjyqtarit dhe politikanit dhe tani faktohet me kandidimin.

Rithemelimi do të zhvillojë zgjedhje në 19 degë të tij, Kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit 2023.