osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ed frikacaku, Sali burri dhe Ilir gajdexhiu… në revolucion

Ed frikacaku, Sali burri dhe Ilir gajdexhiu… në revolucion

Nga Anri Bala

Në mejhane mbizotëroi heshtja dhe të gjithë i hodhën sytë nga televizori, për të dëgjuar se: “Edi ka vetëm një zgjidhje më 12 Nëntor, të qëndroi pas xhamave të zyrës së tij dhe të ndjek sulmin e “paparë” të Sali Burrit”, fjalim tepër “prekës” dhe “kërcënues” nga Paloka. Më pas gurët e dominove nisën të kërcasin sërish mbi tavolinë të shoqëruara nga të qeshurat shpotitëse që pushtuan sallonin.

Unë u “trondita” për një çast pak nga përbuzja që i’u bë Palokës, por me të tillë ultimatumesh ia vlen të gajasesh, kur sheh një opozitë si pulë pa kokë, që përplas krahët e këmbët… pa e ndjerë se ka cofur. Ama është e trishtë dhe e pashpjegueshme, se si tufa e mjeranëve vulëhumbur vazhdojnë të shohin ende ëndrra me sy hapur dhe pretendojnë kthimin nga botë e përtejme, të asaj që ka vdekur! Madje jo vetëm të ringjallet… por e shohin dhe nuse.

Këtë duhet ta ketë të qartë Rama, sepse sikurse deklaroi edhe Noka me Zhelalin, ai “i njeh mirë” këta dhe nuk duhet të harroi se janë të njëjta fytyra, të ardhur nga bota e poshtërsisë dhe intrigave, që sot kërcënojnë duke mos frikësuar askënd, por në përpjekje “heroike” për t’i dhënë kurajo dhe shpresë vetes.

Të tilla deklarata, edhe pse qesharake janë të rrezikshme, sepse shpresëhumburit në përpjekje për t’i dhënë zemër ushtarëve të tyre të dëshpëruar, që i udhëheqin e i yshtin, u duket muri portë nga halli që kanë ata dhe familja e tyre, e me doemos u duhet një 21 Janar më i përgjakshëm.

Tufa e grigjës së dhenve të frikësuara, e ka të pamundur të kthehet në shtëpi me 4 arkëmorte nga protestë e dhunshme, pasi Edi Rama, ndryshe nga arkitektët e pllakave të bronzit në Bulevard… është një administrator “frikacak”, që nuk do të guxonte kurrë në “emër të detyrës” të urdhëronte ushtarët dhe shërbëtorë të qëllonin mbi pronarët e vërtetë të atyre trojeve, godinave dhe ambienteve… popullin.

Ai që e bënte dhe do ta bënte sërish, madje do mburrej me krimet e tij si burri trim vrastarë, quhet Saliu i Ramës dhe jo Edi Rama.

Lehjet dhe skërmitjet e dhëmbëve si qen të lidhur pas gardhit, nuk do të prodhojnë asgjë, as sot, as nesër, as më 12 Nëntor të 2047, kur të jetë zeruar kontrata e inceneratorëve dhe shumica e konellapsëve do kenë shkuar në botën tjetër. Por rreziku i ndotjes ekziston dhe për të qenë të qetë, s’duhen ndaluar të bëjnë atë që bëjnë çdo ditë… ngrënien e m-ësë së radhës.

Historia vazhdon dhe përsëritet, përjashto mungesën e ndonjë aktori zëvëndësues, por shfaqja imagjinare është argëtuese për mendjet e ftohta. Në fund me trastat me gurë me ngjyra blu dhe të kuqe, do të bëjnë apel kush ishte me ta e kush ishte kundër tyre, gjatë “gurëhedhjes patriotike” dhe pasi t’i kenë çarë kokat njëri tjetrit, do të plas lufta mes llojit… për fituesin e ri të revolucionit imagjinar.

Pastaj të gjakosur do të mblidhen para portës së SHQUP-it dhe do të vazhdojnë misionin e nisur: Si fillim do kërcënohet Rama se nuk do të gjej vrimë miu ku të fshihet… pastaj do të ndryshojnë qeverinë e anullojnë çdo gjë… do të zhdukin SPAK-un e gjykatat… pastrojnë administratën e korruptuar… do të bllokojnë koncesionet korruptive dhe abuzive… reformat në drejtësi dhe arsim do t’i zvëndësojnë me juristët e rinj të plepave dhe profesor doktorrat e Kristalit, madje mund të rikthejnë edhe ata që ishin. Edi Ramën do e dërgojnë para drejtësisë për plagosje me gurë të protestuesve me fakte dhe prova… gurë të kuq të mbledhur pas revolucionit.

Këtu sipari bie, shfaqja mbaron! Pak a shumë e njëjta këngë e të njëjtës melodi të zhurmshme që e mban ritmin me vite. Në fakt kjo është ëndrra që Sali burri dhe Ilir gajdexhiu me “surratpalarët” e tij shikojnë çdo ditë, kur rrëziten në diell por edhe në hije, si protestues shpëtimtar… të familjeve të tyre./Ekskluzive.al