osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Edhe Maliq edhe Titan!

Edhe Maliq edhe Titan!

Nga Akil Ylli

Per fatin e mire te gazetarve, qe nuk i kishte thirre ne 5 t’nades, Shkelqesia e tij Maliqi, mbajti nje konference per shtyp ne Maliq Kapi. Me ato qe kishte maliqos, me te drejte nje gazetar ndjehej i lehtesur, qe shyqyr Maliqi, nuk ju kishte ardhe me breke ne konference. Allah, Allah!

Perveç se na zbuloj, qe qysh diten e pare ne Presidence, fshehtas, ishte betuar kushedi se para kujt, krejt ndryshe çfare thote Kushtetuta, te bente rolin e opozitarit, na çuditi kembngulja i tij, per te na bindur se eshte nje hero. Hej dreq o pune, edhe Maliq edhe hero!

Ca dreqin do t’pine kjo Familje, qe gjithmone bahen protogoniste te xhesteve ekstreme!? Nuk e perfyterojne kurrsesi veten, te vdesin ne paqe n’shtrat, si gjithe dynjaja, rrethuar nga te dashurit, por ne gazep, vdekje buçitse. Para 30 qershorit, Krymadhja betohej, se neqoftese deshtojne ne rrezimin e Rames, ajo do behej kamikaze, te pakten ne kete menyre merrte dhe Ramen me vete. Mirpo kur Perendia e degjoj kete lemeri, u trondit aq shume, sa vendosi ta shpetoje nga ky sakrifikim i tmerrshem, duke i afruar detyren me te larte, endrren e çdo krijese njezore, ate te Sherbetores se Tij. Kurse i shoqi zgjodhi, nje variant disi me pak makaber, te sakrifikohej si Alende. Padyshim, ne kete rast, me e fituar doli Kryemadhja. Nga nje fund si iziste e rendomt, direkt e ne stafin e ngushte te Zotit.

Por mbas 30 qershorit, Familja doli me nje kange tjeter. Krymadhja he per he, deri ne ndonje transformim te ri, u mjaftua vetem me sihariqin, qe kishte korrurr nje fitore te madhe. Jo vetem qe ja dolen te qendrojne jashte Tempullit te politikes, Parlamentit, por ne keto zgjedhje realizuan dhe arritjen me ta madhe, ate te mos perfaqsimit, as dhe me nje cop kshilltarit, ne pushtetin lokal. Lum per ta!

Ndersa i shoqi, kishte ndrruar pllake. Ngaqe i hypi hu gjithe ambasadorve dhe institucioneve euroantlantike, hoqi dore te indentifikohej me personazhe internacionale, dhe e gjeti veten, midis herojve tane kombtare. Ahhh, kyt haber sikur ta kishte bere me porosi! Se lane me ra n’toke, po e kapen fluturim n’hava, tane derdellitsit mediatik dhe gajdexhit patriot! U pshurren prej lezetit!!

Me sa shihet, i eshte dukur shume pak, te pergjasohej vetem me njerin prej tyre. Per te plotsuar permasat e tija heroike, e kishte pare te udhes, se duheshin, as me e as me shume, po kater te tille. Dhe midis tyre kishte zgjedhur, ate te Avni Rustemit, Mic Sokolit, Vojo Kushit dhe Mujo Ulqinakut. Merr nji, e fito kater!

Po perse valle te jete pasqyruar pikerisht, si shuma e ketyre kater herojve!? Me siguri duhet te ndjehet Titan, sepse te kater se bashku, realish kane permasat e titanit. Vallahi, ky eshte i bindur, qe nuk eshte me i biri i Rexhepit, por bash djali i Kronit.

Dhe mos zgjidhja te pakten e nje heroi nga Skrapari, nuk di nese ka ndonje nga Cepani, por treva e Skaraparit eshte e shquar per burra patriot dhe ka plot te tille, duhet te jete si çfaqje hakmarrje ndaj tyre, per shkak te 30 Qershorit. Si Cepani, ashtu dhe e tere treva, kesaj radhe e beri lanet!

Por le ti marrim nje nga nje dhe ti analizojme, qe te kuptojme, ç’mesazh ka dashur te trasmetoje. Me nje veshtrim impirik, kuptohet qe Piktorit, nuk i ka lene asnje shteg shpetimi. Ngado qe te ja mbaje, ma e pakta, e ka vendin ne Purgator.

Piktorit, as vrima e miut ku e futi Qoftlargu, nuk i ben derman. Edhe po te strehohej ne Paris, nen obrellen e dekorates se larte te Komandantit te Legjionit te Nderit, si Avni Rustem, do ta gjente dhe atje, e do t’ja numroje ne lule te ballit. Bam, bam, dy krisma ne Paris!

Edhe ne rastin e nje sulmi frontal nderkombtare, perfshire edhe Nato-n, i kishte parashikuar te gjitha. Si Mic Sokoli, do ti vinte topit te pare qe do ti zinte rrugen, gjoksin, ç’ka do ti detyronte kaskat blu, te ikin nga syte kembet te lebetitur, nga nje shperthim i mundshem katastrifik i topit. Bada bum!

Kurse ndaj nje sulmi te mundshem, te ndermare vetem prej forcave tona, nen drejtimin e Piktorit, ngujuar brenda nje tanku te blinduar, as qe e prish terezin. Si Voju Kushi, me dy hapa do gjendej perbi tanks dhe me nje bombe, do ta çonte ne te s’emes, duke e percelluar si miun brenda. Brrrrzht!

Parashikimin me pesimist, ndonse mese heroik, e ka bere kur ka permendur Mujo Ulqinakut. Nepermjet Mujos, ka dashur te na tregoje, se dhe neqoftese gjendet i braktisur nga te gjithe, ai perkrah Ted Blushit dhe rrogtarve te tij, do te bente rezistencen e fundit, ne Maliq Kapi. Do ta bente fora!

Gjithsesi, ai i ka rene lapsit. Sido te vene punet, me ne fund, da ta realizonte endrren e tij. Nga nje dere pa deng e marke, perfundimisht do te hynte ne histori, si nje Dere e Madhe, e shquar midis atyre te Maliqve: Dera e Maliq Kapis!