osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Edhe tërmeti na ndau, ca të punojnë, të tjerët mallkojnë!

Edhe tërmeti na ndau, ca të punojnë, të tjerët mallkojnë!

Tabloja që la pas tërmeti i 26 nëntorit është pamja më e dhimbshme që do na shoqërojë ndër vite. Asnjë piktor apo modelues nuk mund të arrijë të hedh në telajo pamjet shkatërruese dhe të dhimbshme post tërmetit. Secili nga ne do ta gjejë veten në këtë tablo. Dikush me humbjet njerëzore. Të tjerët në kërkim të një mjedisi për të futur kokën. Mijëra shqiptarë me sytë nga dhimbja dhe hallet e atyre që u ranë shtëpitë mbi krye, duke u marrë gjithçka që në vitet e gjatë të jetës kishin krijuar. Sa lumturi u shkatërruan? Sa buzëqeshje u shuan?

Sa fëmijë lanë nën gërmadha abetaret e lodrat e bukura të fëmijërisë. Lanë nën rrënoja jetët e tyre. Mundin e viteve. Mbetën atje nën tarracat e kolonat e betonit pasuritë familjare. Po përball fatkeqësisë qëndron solidariteti më i fortë se tërmeti. Një tërmet ndryshe, që përfshiu jo vetëm trojet ku flitet shqip, po edhe atje ku flitet anglisht, frëngjisht, arabisht, greqisht, serbisht, rumanisht, maqedonisht, hungarisht, italisht. Shkatërrimet që la pas tërmeti janë të jashtëzakonshme. Nuk përballohen vetëm me gadishmëri e entuziazëm. Po me kontribute qoftë dhe një euro. Gjithçka ka vlerë. Një çadër. Një libër. Një kukull.

Një krevat. Një ngrohëse. Shqipëria sot është në situatë të vërtetë lufte. Është në një betejë të madhe me efektet shkatërruese, jo vetëm për faj të saj. Mbi të gjitha për faje të grumbulluara ndër vite. U ndëshkua papërgjegjshmëria dhe diletantizmi i treguar, duke ndërtuar në mes të kënetës, brenda kanaleve, në rërë, në oftë të lumit. Natyra ndëshkoi babëzinë dhe papërgjegjshmërinë. Mungesën e profesionalizmit, neglizhencën, ligjin e munguar. Ishte një shuplakë ndaj atyre që hedhin themelet për dy kate dhe rrokin qiejt. Një duzinë administratorësh. kryebashkiakësh, kryeurbanistësh. Të gjithë ata që për pak para nën dorë mbyllën sytë në këto tri dekada. Mbylljen e instituteve të sizmologjisë, morfologjisë së tokës, laboratorëve të rezistencës materialeve, institutet e projektimit, gjeofizikës. Braktisjen e shkencëtarëve dhe mendimtarëve.

Në ditët që vijnë, sigurisht çdo institucion shqiptar nga hallka më e ulët deri në qeveri do bëjë analizat e veta për të parë ku është gabuar dhe për të rifilluar me strategji të re. Deri sot në këto tri dekada shumë pak i është kushtuar vëmendje sigurisë së jetës. Kanë munguar kontrollet për atë që firmos, projektuesin, kualiduesin, markat e çimentos, cilësinë e hekurit, diametrin e tij. Që nga themelet deri në tarracë nuk është bërë një brez antisizmik. Ka shumë për korrigjim. Është kollaj sot t’i bësh jehonë fatkeqësisë. Të bësh kritizerin. Të vësh ulërimën. Të ngrehosesh e të tregosh muskujt, duke anatemuar politikisht. Realiteti shqiptar këtë situatë në ndërtim e ka akumuluar ndër vite. Nuk është fryt i një viti, as dy.

Gjithsesi edhe tërmeti i ndau njerëzit e politikës. Shumica, jo në kuptimin e mazhorancës politike, i kanë vënë gjoksin fatkeqësisë. Luftojnë për t`i dhënë drejtim e zgjidhje mijëra problematikave që lindin përditë. Dhe një pakicë, brenda opozitës, i fryn përçarjeve dhe ndarjeve. Në një kohë kur të gjithë kanë marrë përsipër detyra për të qenë me qytetarët në nevojë, Berisha si tërë këto vite e ka mendjen kush do përvetësojë fondet e ndihmat dhe vë gishtin mbi të plotfuqishmin e qeverisë, Blendi Çuçin, të cilin e cilëson jo si ministër po si burrin e Ficos. Në një kohë kur të gjithë i kanë sytë te fatkeqësia Berisha i ka te ndihmat. Të gjithë e kanë mendjen te puna, Berisha bën ekonomatin e miellit, vajit dhe sheqerit. Kjo është vërtet lajthitje, përçmim, qëndrim poshtërues, ligësi për ata që ku i gjen mëngjesi nuk i gjen mbrëmja. Durrësi dhe rrethinat,Thumana, Laçi e Tirana, Kavaja e Golemi, çdo familje e prekur nuk duan fjalë. Qytetarët përbuzin ata që kanë zgjedhur betejën me kryeministrin dhe qeverinë si kundërvënie ndaj tërmetit.

Shumica dhe këtu nuk është fjala për qeverinë dhe administratën po mijëra qytetarë që tërmeti u caktoi detyrë të bëjnë punën. Ca të tjerë të mallkojnë ata që punojnë. Shpifin e shajnë, llomotisin e përgojojnë, kërcënojnë e përfitojnë. Kjo kategori këtë ka bërë, bëjnë e do vijojnë deri sa të bëjnë hije mbi këto troje. Këtë “detyrë” ka marrë përsipër të bëjë këto ditë edhe një pjesë e shtypit. Analistë pranë presidentit në fletushkat e tyre lëshojnë kushtrimin kundër Bashës jo se ai është duke bërë ndonjë çudi, po se nuk bën atë që duan, rrëmujën. Deklarojnë me pesimizëm e dëshpërim se Lulzimi kurrë nuk do vijë në pushtet se lëpin këmbët e Ramës. Po këtyre aq u bën për Bashën. Hallin e kanë për Pashën. Për ata qëllimi nuk është zgjidhja e halleve dhe dhimbja. Po pushteti. Sipas tyre Basha duhet të ngrihet me ushtrinë e tij kundër mazhorancës dhe të mos lejojë të kryejë asnjë shërbim për qytetarët. Ta largojë nga detyra dhe shërbimet ndaj të prekurve nga tërmeti.

Ata kërkojnë të huajt të qëndrojnë atje ku janë. Të mos zbresin në terren për të verifikuar dëmet. Këta fyell analistësh, kanë vetëm një mision,të sabotohet gjithçka. Nga fatkeqësia të shkohet në revolta. Gjykojnë se erdhi momenti i cili nuk duhet të lihet tu iki nga dora. Qytetarët të dalin në rrugë. Të vijnë “shpëtimtarët” muskutierët që qëndrojnë në vilat e tyre buzë detit pa asnjë mungesë komoditeti. Për këta zëra dhe ca politikanë dështakë, ka vetëm një betejë. Ajo kundër qeverisë. Lufta e fortë kundër Edi Ramës, kjo do ishte për ta rruga për të shpëtuar nga fatkeqësitë natyrore. Për ata tërmeti i ndau detyrat. Ca të shkrinë, duke punuar, të qëndrojnë ditë natë zgjuar, të tjerët duke zhurmuar e mallkuar. Ca të shajnë e të denigrojnë. Të luajnë me hallexhinjtë. Të përfitojnë nga fatkeqësitë. Të dëshpëruar nga ajo që po ndodh mes shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që i kanë drejtuar sytë nga vendi ynë në këto ditë të humbjeve njerëzore, të pakënaqur me masat për sistemimin e familjeve që tërmeti u mori jetën ndaj gjithë të tjerëve që janë në qiell të hapur, kanë mobilizuar dhe kanë gati për sulm portalet, fjalamanët, servil-analistët, shkarravitësit, llafollogët, kritizerët.

Ata që nuk kanë punuar një ditë të vetme në jetën e tyre u duket se kanë gjetur rolin e jetës. Sherrxhinjve iu shtuan këto ditë edhe Paloka, Kryemadhi, Vasili… Të njëjtët janë duke bërë atë që dinë më mirë. Janë jo solidarët që ngërdheshen me fatkeqësitë, që ndjellin panik e mbjellin frikë. Post tërmeti, krahas evidentimit të shpirtit të madh të popullit dhe tërë popujve që na u gjendën në këto ditë apokaliptike të dhimbjes mbinjerëzore, që lartësuan solidaritetin shpirtëror bëri edhe një ndarje të thellë mes politikanëve dhe koristëve e kronistëve. Përcaktoi shumicën e shqiptarëve që punojnë dhe janë në ballë të për të përballuar fatkeqësinë natyrore. Vuri në lëvizje shpirtin dhurues dhe humanist të mijëra atdhetarëve që dhurojnë për shqiptarët në nevojë. Dhe ca mjeranë që i thonë vetes politikanë e liderë që na mbetën tërë jetën në derë, duke vjellë vrer. Tërmeti edhe njëherë na ndau, shumica që luftojnë e punojnë. Dhe ca kalanderë të mjerë që kanë të vetmin zanat të denigrojnë e mallkojnë si gjithherë! /Nga Bardhyl BEJKO