osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Edo, t’i vranë dy herë protestuesit…!

Edo, t’i vranë dy herë protestuesit…!

Nga Anri Bala

E shpuplosën shqiponjën e flamurit, e katandisën cullake! Ja shkulën dhunshëm pendët, një e nga një. E goditën me gur në sqep si “mëkatare”, për ta vrarë e jo për ta rilindur, a thua se i’u ka ndonjë faj ajo e shkreta.

Ia shkulën kthetrat me dara, që të dobësohet e mos të ketë më forcë të godasë fuqishëm me zë revolte… por të mekur e me thirrje të dëshpëruara.

E kthyen në pulë të prekur nga murtaja, duke e parë me admirim deri në ngordhje, për të mbledhur forcat e për ta mbajtur veten dhe shpresën gjallë, se rrezik i tyre janë vetëm ata! U gjetën nëpër strehë partish pleq e plaka të lodhur… si “studentë”, për të prishur gjithçka studentore.

Edo, këta petrita pa pupla, t’i vranë dy herë protestuesit, një herë kur populli me votë i pajisi me armë, të cilën e përdorën për të mbrojtur plaçkën e padjersitjes dhe e dyta sot, që të vetmen armë që kanë, për të fshehur plaçkën e vjedhur dhe për të shpëtuar të ardhmen e tyre të pasigurtë, të përvetësojnë dhe eleminojnë zërin e revoltës, me përshpëritjet e djajve të veshur si engjëj.

Ata janë të bindur se e vetmja “armë” e frikshme, që kërcënon lirinë e tyre, është shpirti i këtyre djemve dhe vajzave, që nesër nuk do të heshtin nëse fiton padrejtësia, për të mos e lënë që të kthehet në moral!

Nëse do më pyesësh mua, kam filluar të ndjej sekëlldi, sapo dëgjoj prej gojës së djajve të tyre, të qelben himne e vargje poetësh, a thua se janë shkruar për atdheun dhe flamurin, që na la kjo racë pa ngjyrë e pa moral, i cili sot, falë këtyre, është më i drobitur e i pafuqishëm, për tu përgjigjur nga zemërgjërësia e tij dhe e jona bashkë.

Për mua mos e çaj kokën, unë vetëm një dëshirë kam: Të lutem mi kurse alivanosjet, se ka shkuar qesja 15 lekë copa!

Edo, mos i lejo hajdutët të vjedhin himnin dhe simbolet, të mbysin zërin e protestës, sikurse ua nxorre frikën duke hequr kangjella e tela me gjemba, por bashko sërish të gjithë studentët, që hajdutët dhe kriminelët, të vajtojnë të penduar me përshpirtjen: “Si nuk ngordhën kohë më parë”!

The se nuk je arrogant por i vendosur, e si i tillë vendos, që ata studentë të ngrohen e qetësohen, për të mos rënë pre e hallexhinjëve të pashpresë të pesudoprofesorëve, pehlivanëve dhe ronxhobonxhëve të politikës, që duan t’i shkatërrojnë ata dhe pse jo edhe vendin, për të shpresuar shpëtimin… nga çoroditja.

Përfundo atë që ke nisur me studentët, ky është momenti yt për të na ndezur shpresën, se disave u ka ardhur koha për të qeshur, e disa të tjerë duhet t’i shohim duke qarë!/Ekskluzive.al