HomeSport

Ëndrra europiane e Partizanit vazhdon në Ligën e Konferencës, njihuni me rivalin e “Demave” në turin e dytë

Ëndrra europiane e Partizanit vazhdon në Ligën e Konferencës, njihuni me rivalin e “Demave” në turin e dytë

Partizani është mposhtur sot në Hungari nga BATE Borisov me rezultatin 2-0 në Ligën e Kampioneve.

Duke qenë se ndeshja e parë u mbyll me barazimin 1-1, bjellorusët kaluan në turin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Të kuqtë zbresin kështu në turin e dytë në Ligën e Konferencës. Ata do të përballen me Atletik Klub D’Eskalades, e cila u eliminua me rezultatin 3-0 nga malazezët Buduçnost.

Kjo është një mundësi e mirë për kampionët e Shqipërisë, pasi skuadra nga Andorra duket lehtësisht e kalueshme. Ndaj kjo bën mëse të mundur kalimin të paktën në turin e tretë të kompeticioneve ndërkombëtare për “Demat”.