osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Erla Mëhilli si zëdhënëse e Berishës që paguhet nga një banak TV! Përplaset me Flutura Açkën: Tabakun e sulmuan deri të fëmijët

Erla Mëhilli si zëdhënëse e Berishës që paguhet nga një banak TV! Përplaset me Flutura Açkën: Tabakun e sulmuan deri të fëmijët

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka tha se njerëzit prezent që shkaktuan tensionin pas mbledhjes së kryesisë së PD-së duhet të kenë pasur arsye që kanë qenë të irrituar.

Sipas saj, nuk duhet mbajtur fokusi vetëm te agravimi i situatës, por dhe te një panoramë më e gjerë.

Moderatorja Erla Mëhilli, nga ana tjetër, edhe pse drejtuese e emisionit, u shfaq si zëdhënëse e Berishë dhe i tha deputetes demokrate se ishte e surprizuar nga ky qëndrim dhe se priste që Açka ta denonconte denigrimin.

Ajo i përmendi se Jorida Tabakun e kanë sulmuar shumë rëndë verbalisht, madje duke i përmendur dhe fëmijët.

“Brenda ka qenë një mbledhje maratonë, në përgjithsi mbledhjet tona janë të gjata sepse janë mbledhje ku njerëzit flasin deri në fund. Ka qenë 8 orë dhe nuk është fyer. Çfarë kanë qenë jashtë mund të kenë qenë njerëz të Partisë Demokratike dhe kanë qenë të shqetësuar,” – u shpreh Açka.

Ajo u shpreh se distancohet nga ajo çfarë ka ndodhur jashtë mbledhjes së kryesisë, por shtoi se ata njerëz nuk ndodheshin aty rastësisht dhe situata ka ardhur duke u agavuar prej ditësh.

“Kush i solli këto personazhe që ne nuk i njohim, këta personazhe nuk erdhën aty rastësisht, ka një arsye. Mbase është një agravim që ka ardhur me ditë. Media duhet të ishte treguar pak më e kujdesshme me raportimet. Është e tepruar se janë po ata njerëz të cilët mbrojtën PD, me të cukët është blinduar PD.

Nuk mund t’i gjykoj ata njerëz, por dua të di pse ndodhi e gjitha, kam pyetur disa herë gjatë mbledhjes”: çfarë duan këta njerëz. Një moment gjatë mbledhjes dola dhe pashë gazetarë jo njerëz të irrituar. Pashë ato që keni parë edhe ju në media, por mendoj se është agravimi i asaj që ka ndodhur me ditë të tëra dhe si rrjedhojë e lodhjes së demokratëve. Nuk ka qenë sherrnajë”, tha Açka.

Deputetja e Partisë Demokratike tha se përveç largimit të Gazmend Bardhit, ikjen e deputetëve të tjerë nuk e kupton.

Ajo e cilësoi këtë një papërgjegjshmëri, ndërsa tha se vetë ka marrë pjesë në mbledhje në emër të demokratëve të shqetësuar të Elbasanit.

“Kam thënë në mbledhje që unë do të pranoj atë që ne do të vendosim me konsensus bashkë sepse ajo është kryesorja që ne të merremi vesh. Në një moment të caktuar, nuk e di çfarë ndodhi, zotin Bardhi edhe e kuptoj sepse mund të ketë qenë në një moment edhe i fyer, edhe i lënduar me të drejtën e tij të plotë, por nuk e kuptoj kolegët e tjerë pse u larguan,” – u shpreh Açka.