osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ervin Salianji, rasti i parë i një politikani të dënuar me burg për mashtrim

Ervin Salianji, rasti i parë i një politikani të dënuar me burg për mashtrim

Nga Ardit Rada

Pas dënimit të dhënë sot nga Gjykata, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është i pari politikan që dënohet për shpifje.

Nëse në vendin tonë çdo vit që nga viti 2010 dënohen rreth 70 qytetarë, ende gjer më sot nuk ishte dënuar asnjë politikan për nenin 305.

Këtë lojë do e niste fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha, i cili për hir edhe të funksioneve që ka pasur në organet më të larta shtetërore ia dite që të mos dënohej nga gjykatat, ndonëse akuzat nuk kishin asnjë bazë.

Politikën e Berishës do e ndiqte më pas edhe pasardhësi i tij Lulzim Basha, i cili nuk do të hezitonte që përgjimin e konfirmuar tashmë si mashtrim edhe nga organet e drejtësisë, do të tentonte që të përfitonte politikisht për të hequr nga detyra e ministrit Fatmir Xhafaj.

Nëse në rastin e dokumenteve të rrugës Durrës Kukës kreu demokrat ia hodhi që të shpëtojë me procedure, një fat të tillë nuk e pati Salianji, për të cilin provat se ka inskenuar përgjimin me Babalen dhe Alizotin janë të pakundërshtuesve.

Në një kohë që PD po tenton që të bindë qytetarët për të ardhur në pushtet, duket se rruga e zgjedhur është ajo përmes çimkave dhe manipulimit, çka ka ulur edhe entuziazmin e demokratëve me lidershipin dhe përfaqësuesit e lartë të kësaj partie.

Me sa duket përveçse dënim i një prej ish-deputetëve të saj, vendimi për Salianjin pritet që të sjellë një reflektim edhe për vetë PD e cila në jo pak raste ka hedhur akuza pa baza. Madje-ish kryeministri Berisha duke shfrytëzuar termin “qytetari digjital”, poston çdo lloj teksti, pa pasur më parë asnjë konfirmim duke e përdorur si armë për të shënjestruar kundërshtarët e tij politik.