osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Europa League sonte: 4 çerekfinale pikante! Milan luan sezonin me Romën, Atalanta sfidon Liverpool-in

Europa League sonte: 4 çerekfinale pikante! Milan luan sezonin me Romën, Atalanta sfidon Liverpool-in

Katër përballje çrekefinale tejet interesante priten sontë në Europa League. Në San Siro Roma sfidon Milanin, ndërsa Atalanta e Gjimshitit ka udhëtuar në Angli për përballjen me Liverpool. Jo më pak interesante është edhe sfida West Ham-Leverkusen, ndërsa në Portugali luhet Benfica-Marseille.

90 minuta emocionuese priten sontë në San Siro kur në orën 21:00 Milan të përballet me Romën. Nuk është Seria A, por sfida e parë çerekfinale e Europa League ku dy skuadrat synojnë të ngrejnë trofeun. ‘Djalli’ pasi pa Interin ti ikte në kampionat dhe u eliminua në Champions League e ka kthyer këtë trofe në primar.

Trajneri Pioli thotë se kjo përballje nuk është larg atyre të Champions League, ndërsa mesfushori Benaccer pohon se për Milanin është sfida më e rëndësishme e sezonit. Nga ana tjetër edhe Roma si finaliste e sezonit të kaluar, por edhe me De Rossin në pankinë, pretendon ta bëjë Milanin të vuajë.

Në të njëjtën orë një përballjë tejet interesante do jetë në Anfield ku Liverpool pret Atalantën e Berat Gjimshitit. Anglezët jo vetëm që janë favoritë kundër italianëve, por janë edhe pretendentët kryesore për fitimin e këtij kompteicioni.

Vetë Kloop është shprehur se e pëlqen shumë Europa League dhe dëshiron ta fitojë atë, ndërsa ka shprehur vlerësim maksimal për trajnerin e Atalantës Gasperinin. Sipas gjermanit të përballesh me Atalantën është si të shkosh te dentist, referua sikletit që bergameskët i shkaktojnë kundërshtarëve në fushë.

Sakaq West Ham ka udhëtuar në Gjermani për t’u përballur me Leverkusen, skuadrën që është 2 pikë larg titullit historik në Bundesligë dhe që këtë sezon nuk njeh asnjë humbje. Megjithatë në Europë West Ham është kundërshtari i parë tejet serioz për gjermanët. Për trajnerin Alonso nuk do kishte asgjë më bukur se ta mbyllte këtë sezon me dy trofe të fituara.