osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Evropa skeptike dhe opozitarizmi paradesk, paranojak

Evropa skeptike dhe opozitarizmi paradesk, paranojak

PD-së i ranë këmbët nëpër botë, në çdo seli diplomatike duke nëmur Ramën dhe Rilindjen (në fakt Shqipërinë) se nuk e meriton hapjen e negociatave pasi ka një qeverisje të korruptuar, të mbytur nga droga, kriminaliteti, nepotizmi, etj. Padashur të them se ky vend nuk ka problematika, lidhur me varfërinë, papunësinë në nivele të larta, mungesën e drejtësisë institucionale, ajo që bie ndesh është nxjerrja e halleve tona në treg, nxirja e fytyrës, imazhit më shumë se ç’do donin të na i nxinin të tjerët, afër apo larg nesh.

Një forcë politike kryesore e tranzicionit për gati tre dekada, fshin më gomë përgjegjësitë e veta, sikur çdo e keqe paska filluar sot, ra si rrufeja në qiell të hapur. Protagonistët opozitarë ngjajnë shumë me personazhet e pamfletit “Klubi i Selanikut” të Çajupit , që kurrë nuk e thanë një fjalë të mirë për Shqipërinë.

Hapjen e negociatave me gjasë, e kanë parë si bonus për Ramën dhe jo për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe refuzimin e kanë përcjellë si sihariq në konferenca shtypi. Kjo mënyrë të bëri politikë është mjaft provinciale, anakronike, tregon për mungesë emancipimi, për një elitë butaforike në kufijtë e absurdit. Kësisoj nuk ka se si Evropa të na marrë seriozisht.

Shqiptarët historikisht problemin e kanë pasur dhe e kanë me vetveten, sepse nuk merren dot vesh, nuk dalin nga kufijtë e interesave të ngushta, meskine, dhe pragu i tyre vlen më shumë se sa i kombit.

Tejkalimi i vetvetes, midis asaj që shitesh dhe asaj që përfaqëson, midis asaj që thua dhe asaj që bën, është sfida më e madhe shtetformuese. Dhe në rastin kur parlamenti holandez votoi për vendosjen e vizave për shqiptarët, u pa e njëjta qasje, i njëjti ngazëllim nga lidershipi i PD-së!

Madje edhe për shtyrjen e negociatave në Samitin e Berlinit! PD-ja vetësugjestionohet, kreditohet apriori me kartë besimi se vetëm ajo mund ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe të përmbyllë sfidat e integrimit. Kur është e qartë si drita e diellit se më shumë se mospërmbushja e pesë prioriteteve kyçe, Shqipërinë po e dëmton gjeostrategjia, ku ka një refluks të shtuar pas krizës së fundit ekonomike dhe daljes së Britanisë nga BE-ja, rizgjim të aleancave të vjetra, ku disa prej vendeve kryesore për interesa pragmatiste, nuk e kanë për pesë të luajnë blofin.

Të bëjnë llogaritë e tyre në kurriz të vendeve aspirante, duke shtuar skepticizmin për të ardhmen e Unionit. Duke i shtuar prioritete – prioriteteve, njësoj si ai në atë grimcën humoristike, ku aplikantit i kërkohej veç të tjerave, të thoshte emrat e banorëve të Tokios. Evropa e sotme është plotësisht strategjike dhe jo panoramike, që diku i sheh gjërat me lupë dhe diku tjetër i zvogëlon në infinit, madje edhe kur kanë kryer krime dhe genocid si serbët në hapësirën e ish – Jugosllavisë.

Por për t’u kthyer tek tema, me një lloj pathosi në turin e tij të “mosbindjes civile” Basha propozon platformë dhe rritje ekonomike që i kapërcejnë kufijtë e imagjinatës, rroga për mësuesit, mjekët, mionatorët, pensione që do i kishin zili edhe fqinjët tanë, pa marrë parasysh faktorët e riskut, borxhin e brendshëm, situatën aktuale ku sektorët kryesorë të ekonomisë nuk janë rentabël, konkurrues, duke krijuar një situatë të pabalancuar midis kërkesës dhe ofertës.

Fjalimet e tij ngjajnë patetike, në formën e ditirambeve, sloganeve, vështirë të deshifrueshme nga njerëzit e thjeshtë, leksik zhvejkian: “Ç’më duhet mua ça them unë!”

Njëkohësisht bllokimi i rrugëve më tepër se qeverisë, i nxin jetën njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që edhe kështu boll halle kanë. PD-së nuk i përshtatet roli i jelekverdhëve të Francës, është një zhgun populist që i rri tepër ngushtë. /Nga Luan KURTI